Si Të Ndërtosh Një Faqe Interneti Me WordPress

Vite më parë, faqet e internetit personale konsideroheshin si diçka luksoze që kerkonte shumë ore punë dhe goxha lekë për tu realizuar. Sot, të gjithë mund të ndertojne një faqe internet moderne me një dizajn profesional me një kosto mjaft të ulët. Fal WordPress-it, ky proçes është thjeshtesuar jashtëzakonisht shumë. Nuk është e nevojshme të jesh programues-web dhe të njohësh HMTL, JavaScript, CSS etj. Mjaftojnë vetëm disa njohuri bazë që të bëjnë realitet faqen tende të internetit! Tek ky artikull do të gjesh gjithçka të duhet për të krijuar faqen tënde të parë me WordPress!

Blerja e domainit

Hapi i parë në ndërtimin e një faqe interneti është blerja e emrit që do të ketë faqja jote, ose ndryshe i quajtur domain. Një domain ka 4 pjesë:

  • Domain të nivelit të lartë (TLD)
  • Domain Root
  • Subdomain
  • Subfolders

Por lë të sqaroj së çfarë do të thoteë secila nga këto. Për shëmbull .com është një TLD. Në faqen time të internetit www.dorianqose.com, dorianqose është domain root. Ti mund të kesh kontroll të plotë të domaini jot nga momenti që ai normalisht nuk është i okupuar nga dikush tjetër. Subdomainet shfaqen para domain rootit si për shëmbull blog.dorianqose.com, në këtë rast “blog” quhet subdomain. Nga momenti që ti blen një domain mund të krijosh subdomaine pa limit pa kosto ekstra. Ndërsa subfolders quajmë ato prapashtesat që vijne pas TLD siç është www.dorianqose.com/kontakt.

Më poshtë mund të gjeni disa kompani ku unë kam blerë domaine dhe kane rezultuar shumë serioze:

Si te ndertosh nje faqe interneti me WoridPress - DorianQose.com

234x60

Si te ndertosh nje faqe interneti me WoridPress - DorianQose.com

Zgjedhja e një domain name

Pasi ke blerë tend me emrin e veçant që do të ketë faqja jote do të duhet dhe një host. Hosti aktualisht është një server I cili do të mbajë online faqen tënde të internetit dhe do ta bejë të aksesueshme nga kudo në botë. Të zgjedhësh një host të mirë që në fillim është shumë e rëndësishme. Hosti që do të përdorësh duhet të kete një reputacion të mirë, një çmim të perballueshëm dhe të ofrojë shumë opsione. Për shëmbull nëse do të ndërtosh disa faqe interneti nuk duhet të zgjdhesh një host i cili të kufizon vetëm integrimin e një domaini. Në disa raste mund të jepen dhe hoste falas por ato të limitojnë shumë për sa i përket opsioneve dhe dizajnit. Zakonisht hostet falas japin një subdomain ose një subfolder si për shëmbull faqja-ime.wordpress.com ose www.wordpress.com/faqja-ime. Por problemi me subdomainet ose subfolderat është qe ata nuk mbahen mënd lehtësisht nga klientët/vizitorët dhe krijojnë përshtypjen e një faqe interneti inferiore dhe jo serioze. Së fundmi, motorët e kërkimit si Google, Yahoo, Bing nuk i njohin subdomainet dhe nuk i indeksojnë me të njejtën peshë si domainet e plotë dhe si rezultat faqja nuk do te mari shumë trafik organik. Të gjitha këto besoj se të bëjnë të mendosh se një host me pagesë kam shumë me tepër avantazhe.

Hostgator-c-panel

Janë 3 gjera që duhet të kesh parasysh para së të zgjedhesh hostin: kufizimet, kompaninë, çmimin. Kufizimet e opsioneve që të jep një host është diçka që ndoshta nuk e vëren në momentin e blerjes por më vonë kur do të duhet të besh ndonjë ndryshim  dhe sdo kesh se si. A suporton WordPress hosti jot? Sa bandwidth ofron? Sa domaine mund suporton? Prandaj është shumë e rëndësishme që te kuptosh së çfarë do të nevojitet për faqen tënde dhe çfare opsionesh do të duhen në vazhdim. Gjithashtu e rëndësishme është, kompania që do të bësh blerjen e hostit dhe reputacionin që ka, kështu që në fillim duhet të bësh një kerkim në internet dhe të shikosh se çfarë vlerësimesh ka marë ajo nga përdorues të tjerë.  Në fund shiko për kostot shtesë, paketat trial dhe mundesitë që të ofron për upgrade më vonë. Gjithashtu do të këshilloja që të pyesësh miq ose kolegë se çfarë hostesh përdorin ata për faqet e internetit. Eksperienca e tyre mund të vij në ndihmë dhe ty.

Disa nga hostet që përdor une dhe kanë rezultuar shumë të mirë mund ti gjesh duke klikuar linqet më poshtë:

Si te ndertosh nje faqe interneti me WoridPress - DorianQose.com

Si te ndertosh nje faqe interneti me WoridPress - DorianQose.com

Si te ndertosh nje faqe interneti me WoridPress - DorianQose.com

 

Konfigurimi i Nameserverave

Perveç rastit që domaini ka qënë i përfshirë bashkë me paketën e hostimit do të duhet të dish si të konfigurosh nameserverat të control paneli i domainit që kë blerë. Nameserverat shërbejnë për të “pointuar” (drejtuar) domainin tënd të serverat e hostimit dhe mund të kenë këtë trajtë:

ns1.nameserver.com

ns2.nameserver.com

Kompania nga e cila kë blerë hostimin duhet ti ketë dhënë emrat e nameserverave në momentin që ke blerë paketen e hostimit. Nga control paneli mund të kërkosh “change nameservers” ose thjesht “nameservers” dhe të ndjekesh udhëzhimet për të bërë ndryshimin që dëshiron. Ndryshimi i nameserverave mund të kerkojë deri në 24 ore për tu aktivizuar, dhe pasi të jenë bërë aktiv do  mundesh të instalosh WordPressin.

Këshillohet të instalosh dhe një FTP client në kompjuterin tënd në mënyrë që të kesh mundesinë të transferosh skedarë të ndryshëm në serverin e hostimit. FTP client që përdor është WinSCP dhe mund ta shkarkosh këtu. Tani është momenti të shkarkosh dhe të bësh unzip WordPressit. Versionin Shqip mund ta gjesh këtu. Hapi i rradhës është të krijojmë një databazë që do të përdoret nga WordPress. Në versione më të vjetra të control paneleve duhej të krijosh databazen manualishz si dhe të bësh disa modifikime të skedari wp-config.php por në versionet e reja të paneleve të kontrollit (siç është cPanel) WordPressi instalohet vetëm me një klikim, ti thjesht duhet të zgjedhesh domainin me të cilin do bashkohet si dhe username dhe password të administratorit.

Si te ndertosh nje faqe interneti me WordPress - DorianQose.com

Instalimi me nje klik nepermjet modulit MOJO ne cPanelin e hostit

 

Instalimi i WordPressit

Pasi kë bërë të gjitha hapat që kam pershkruar më lart tani do të duhet të instalosh WordPressin. Është një proçedurë shumë e thjesht që realizohet me një klikim të vetëm. Pasi të ketë përfunduar instalimi, mund të zgjedhesh një theme/template. Nga menuja Appeareance>Themes mund të gjesh shumë templates që jane falas për tu përdorur. Nëse akoma nuk e ke instaluar WordPressin mund të gjesh këtu shumë templates që janë free. Tani lë të diskutojmë disa gjera që duhet ti kesh parasysh. Akismet është i pre-instaluar në WordPress, mjafton të krijosh një account dhe ta aktivizosh atë. Akismet është mjeti numër-një për të luftar komentet spam  në faqen tënde. WordPress të jeç mundësinë të bësh modifikime në permalinks duke shkuar të menu Settings>Permalinks dhe të krijosh një strukturë më tepër miqësore ndaj motorëve të kërkimit. Nuk duhet harruar të krijosh dhe një faqe “Rreth Nesh” dhe një faqe “Kontakte” ku vizitorët mund të mesojne më shumë rreth faqes dhe të kenë mundesinë te kontaktojnë nëpërmjet një forme kontakti. Contact Form 7 është FREE dhe është kontakt forma që perdor vazhdimisht në te gjitha faqet e internetit që ndërtoj.

Siguria

Gjeja e fundit por shumë e rëndësishme është siguria e faqes tënde sepse nterneti mund të tregohet një vënd shumë i rrezikshëm… Por të gjitha qellimet e dyshimta të hackers-ave dhe të viruseve mund të pengohen nëpërmjet disa masave të vogla sigurie. Është thëlbësore të mbash gjithmonë WordPressin të përditësuar në versionin e tij të fundit, kështu që në rast se hackers-at kanë gjetur një dobësi në versione më të vjetra mos të demtojnë dot faqen tënde. Asnjëherë nuk duhet të përdorësh wp_ si prefix të databazes që përdor WordPress-i si default. Nëse databaza jote ka këtë prefiks duhet ta ndryshosh menjëherë. Më poshtë ke një video-tutotial nga YouTube që të shpjegon proçedurën.

Gjithashtu nuk duhet të përdoresh asnjëherë admin si username për tu loguar në panelin e administratorit në WordPress. Fjala admin  është e para që shënjëstrohet në një sulm. Ështe e këshillueshme të instalosh dhe një sistem backup-i për siguri të plotë ndaj një rasti që mund te fshihet diçka nga faqja jote.

Me këto hapa të thjeshta mund të ndërtosh dhe ti një faqe interneti profesionale në shumë pak kohë. Tashme çdo gjë është bërë e thjeshtë ndaj përdoruesit dhe ajo çfarë mund të arrish nëpërmjet faqes tënde vërtet nuk ka limit. Kështu kur të jesh gati të krijosh faqen tënde të parë në internet duhet të mbash mënd që do të duhet një domain, një host, paketa e WordPress-it dhe siguria! Suksese në faqen tëndë të parë!


 

Për çdo pyetje ose paqartësi që mund të kesh gjatë ketij proçesi mund tme kontaktosh nëpërmjet formularit më poshtë!

Emri (e domosdoshme)

Adresa Email (e domosdoshme)

Subjekti

Mesazhi