Si të instaloj WordPress në kompjuter (Tutorial)

Instalimi i platformës WordPress në kompjuter është bërë tashmë një proçes shumë i thjeshtë. Instant WordPress është një program kompjuterik për Windows, i cili na lejon të instalojmë WordPressin në kompjuterin tonë “lokalisht” (dmth në localhost/127.0.0.1) pa patur nevojen të kemi një linjë interneti. Në këtë postim do të shpjegoj si mund të instalosh WordPressin në kompjuterin tënd duke përdorur programin Instant WordPress, përse duhet përdorur Instant WordPress si dhe do të jap udhëzime për ta instaluar.

WordPress është platforma CMS (Content Management System) më e përdorur në internet sot dhe numëron më shumë se 60 milion faqe interneti dhe blogs në të gjithë botën. Është i thjeshtë në përdorim dhe ka një zhvillim të vazhdueshëm.

Por, përse duhet të përdorim Instant WordPress?

Le të sqarojmë këtu përse duhet të instalojmë Instant WordPress në kompjuterin tonë.

Instant WordPress është një program për Windows të cilin mund ta instalojmë në kompjutër në localhost. Programi funksionon pa nevojën e interneti dhe vetëm duke përdorur një web browser (Gooogle Chrome, Mozilla Firefox etj…). Në momentin që kemi vëndosur të përdorim WordPressin për projektin ose blogun tonë, është më mirë gjithmonë të punojmë lokalisht në kompjuterin pasi na ofron shumë lehtësime. Kjo, sepse fillimisht do të na duhën të bëjmë disa prova dhë testime (themes të ndrysme, plugins, etj…) para se ta “hëdhim” onlinë websitin tonë. Nëpermjët Instant WordPress ne këmi një “simulator” të një web serveri ashtu si është dhe një host online. Në localhost në gjithashtu mund të nderhyjmë dhë në kodin e WordPressit dukë e modikuar pamjen vizuahle në CSS dhe funksionet në PHP sipas dëshires.

Tutorial: Si të instaloj Instant WordPress në një kompjuter?

Ndyshe nga menyra klasike e të instaluarit WordPressin në kompjut lokalisht, ta instalojmë atë më Instant WordPress kërkon shumë pak përpjeke. Si fillim duhet ta shkëarkojmë programin nga linku www.instantwp.com. Më pas duhet të hapim filin .exe që shkarkuam e ta instalojmë dukë ndjekur udhëzimet në ekran. Tani, duhet të zgjedhim direktorinë ku do të instalohet Instant WP duke selektuar folderin përkatës.

Pasi ka përfunduar instalimi shkojmë të foldëri që zgjodhëm si direktori instalimi, gjejmë skedarin “InstantWP.exe” dhë krijojmë një shortcut në desktop. Kështu do ta kemi shumë më të thjehstë për ta klikuar programin sa herë do të na duhet.

Ne gjithashtu mund ta instalojmë Instant WordPress dhë në një USB (për rastin që do të na duhët të punojmë një website në kompjutera të ndryshëm) por lë mos ti komplikojmë gjërat si fillim.

Si të përdor Instant WordPress?

Hapim programin duke klikuar shortcutin që krijuam në desktop. Do të shfaqet një dritare e re si në figurën poshtë.

instant wordpress

Programi Instant WordPress – www.dorianqose.com

Klikojmë te kutiza WordPress Admin dhe Instant Wordress do të hapet në browser. Për username përdorim admin, për password password dhe klikojmë Login. Tani ne kemi hapur Dashboardin e WordPressit. Po e njejta faqe mund te hapet dhe duke kopjuar linkun ne pjesen e siperme te programit.

admin-wordpress

Paneli i Administratorit në WordPress – www.dorianqose.com

Themes dhe plugins mund të instalohen shumë më lehtë duke përdorur Instant WordPress. Mund të hapin floderin e themes dhe plugins dhe duke klikuar direkt kutizat Plugins Folder dhe Themes Folder nga nderfaqja e Instant WordPress. Në kutizën MySQL PHPAdmin aksesojmë thjeshtë fare dhe panelin e databazes të WordPressit.

Gjithmonë keshilloj të përdorni versionin e fundit të WordPRessit ose ta perditësoni ate menjëherë pasi ta keni instaluar.

WordPress Dashboard - www.dorianqose.com

WordPress Dashboard – www.dorianqose.com

Kam provuar dhe menyrat klasike të instalimit të WordPressit duke përdorur XAMPP ose WAMP. Të njetin rezultat do të marim me të gjitha menyrat por sinqerisht me XAMPP dhe WAMPP ka shumë komplikime dhe kërkon më shumë kohë. Instant WordPress është një program perfekt për të gjithë ata që sapo janë duke filluar me platformën e WordPressit por edhe për ata qe kanë eksperiencë pasi Instant WP u kursen shumë kohë.

Po ju cfarë programi përdorin për të instaluar WordPressin në kompjuterin tuaj në localost? Shkruani më poshtë ca mëndoni në seksionin e komenteve.