5 Trendet e Fundit Në Web Design

Si çdo pjesë tjetër e teknologjisë ashtu dhe në Web Design herë pas krijohen trende, të cilat zakonisht preferohen nga kompanitë e mëdha të kësaj fushe. Këto trende nuk kanë të bëjnë vetëm me pamjen vizuale të një faqe interneti po edhe me eksperiencën e përdoruesit (user experience) si dhe me lehtësinë e navigimit në website. Sipas një kerkimi që bëra në internet, kompanitë lider në teknologji, në web design dhe në marketingun dixhital shfaqin 5 trendet e fundit ne Web Design dhe këshillojnë cdo web designer ti perdori për një pamje vizuale mbreslënëse.

  1. Infographics Interaktive

Infographics (janë një reprezantim vizual të informacionit ose të dhenave nëpërmjert një grafike, chart ose diagrame) njohën sukses të madh vitin e kaluar. Por në 2015 përdorimi i tyre po rritët akoma më shumë, por kësaj rradhe në një mënyrë me interaktive ku perdoruesit mund të ndërverprojnë më të dhënat ose imazhet brënda tyre, dicka që I bën akoma me tërheqëse dhe intuitive.

Një infographic për proçesin e web designit

Një infographic për proçesin e web designit nga www.alt-creative.com

[info] Piktochart është një website që mund të krijosh infographics shumë thjeshtë

  1. Line Icons dhe Ghost Buttons

Gjithnjë e më shumë web designerat po perdorin ikonat e thjeshta “me vija” (lines) dhe butonat “fantazmë” (janë butonat transparent të përshkruara nga një vijë të hollë) në projektet e tyre. Duke zbatuar këtë metodë, ata krijojnë një estetikë të thjeshtë dhe të pastër, duke bere ikonat dhe butonat të veprojnë si një element të domosdoshëm (dhe jo si je pikë fokusimi) në imazhet e mëdha fullscreen. Softwari iOS7 i Apple, e përdori këtë taktikë edhe kjo është arsyeja kryesore (e dini mirë që çdo gjë që nxjerr Apple behet menjëherë trend) pse kjo prirje u bë kaq e suksesshme.

Disa tipe "Ghost Buttons" - DorianQose.com

Disa tipe “Ghost Buttons”

image of line icons - DorianQose.com

Line Icons me një design tepër të thjeshtë

  1. Material Design

Fillimisht konceptuar dhe zhvilluar nga Google, dizajni “material” kombinon aspektet popullore të flat design me disa animacione të lehta dhe gradiente që prodhojnë një lloj efekti 3D shumë të këndshëm. Google e përshkruan, “material design është I bazuar në realitetin e prekshëm, të frymezuar nga studimi I letrës dhe bojës, por në një trajtë teknologjikisht të avancuar dhe të hapur ndaj imagjinatës dhe magjisë…”. Pothuajse të gjitha aplikacionet dhe websitet e Google si Gmail, Google+, Newsstand etj kanë adaptuar Material Design. Kliko linkun për të mësuar më shumë për Material Design.

 

Material Design nga Google - DorianQose.com

Material Design nga Google

Google Material Design në Google+ - DorianQose.com

Google Material Design në Googl+ – DorianQose.com

 

YouTube Android App me Material Design - DorianQose.com

YouTube Android App me Material Design

  1. Microinteractions

Microinteractions janë animacionet e vogla që synojnë të angazojnë përdoruesin dhe të bejnë më tërheqëse përmbajtjen e faqës. Sipas Google “Lëvizja e animacioneve në material design  përdoret për të bërë tranzicionin mës shtresave të ndërveprimeve në një website ose në një aplikacion në mënyrë që të përqendrojë fokusin e përdoruesit”. Shëmbull përbën platforma web e LinkedIn (3 Arsye pse duhet të përdorni LinkedIn) ku përdor animacione të ndryshme për secilin funksion të butonave dhe japin një ndjesi vërtet unike përdoruesit.

LinkedIn me një design të ri

LinkedIn me një design të ri

 

 

  1. Jo imazheve të mëdha në headerin e websitit

Ndërkohe që vitin e kaluar websitet qenë të fokusuar më shumë në imazhet e mëdha në homepaget e tyre, këtë vit parashikohet që ky trend do të ndryshojë. Në vënd të imazheve që zënin gjithë hapësirën e “dritares” në browser nga cepi në cep parashikohet të këtë më shumë tekst –headlines- dhe mesazhe domëthënëse që do të tërheqin ato vëmëndjen e përdoruesit dhe jo imazhet. Ky tekst do të jetë I qartë më një typografi të pastër dhe do të trasmetojë një mesazh të thjeshtë që pershkruan një sherbim të caktuar ose një kompani në tersi.

Tekst i qartë në vënd të imazheve - DorianQose.com

Tekst i qartë në vënd të imazheve – DorianQose.com

Shëmbull të një website që përdor një headline në vënd të një imazhi - DorianQose.com

Shëmbull të një website që përdor një headline në vënd të një imazhi