WordPress bashkohet me JavaScript

WordPress bashkepunim me JavaScript

WordPress bashkepunim me JavaScript – DorianQose.com

Portali i mirënjohur për bloggeret WordPress.com prezantoi një ndërfaqe të re të panelit të administratorit. Kjo ndërfaqe shërben për të menaxhuar blog-et e ndryshme, postimet si dhe si hapësirë për të lexuar postimet nga blogger-s të tjerë. Nëse je një përdorues i rregullt i platformës do ta kuptoni menjëherë pamjen e re dhe ndjesinë që të jep. Por, nëse ti je një programues do të vëresh menjëherë diçka poshtë sipërfaqes vizuale: JavaScript në vënd të PHP.

Nëse je përdorues i versionit open-source të WordPress-it dhe e hostoni atë në serverin tuaj, mund të aktivizoni ndërfaqen e re nëpërmjet plugin-it JetPack. Automattic, kompania mëmë e WordPress-it – versionit komercial të WordPress – gjithashtu ka lançuar dhe një version të përshtatshëm për Macintosh OS X. Versioni i ri WordPress ose Calypso ndryshe, është i lirë për t’u shkarkuar nga zhvilluesit si open-source. 

WordPress ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm që kurrësesi nuk pritej nga bashkë-krijuesi i tij Matt Mullenweg atëherë në 2003. Ky application tani “fuqizon” rreth 25% të të gjitha faqeve të internetit në botë sipas W3Techs. Automattic, kompania qe Mullenweg themelloi për të komercializuar platformën open-source u bë 10 vjeç dhe në këto momente ajo punëson mbi 400 njerëz. Por, teknologjia më të cilën është i ndërtuar WordPress-it filloi duke treguar shënja vjetërsie dhe si vetë Matt citoi “Ne realizuam që teknologjia që kishim në përdorim nuk do të na shtynte dhe një dekadë të re në të ardhmën”.