WhatsApp ndryshon “gjithcka” me opsionin e ri “WhatsApp Status”

Deri, tani aplikacioni WhatsApp ka qendruar besnik trashigimise se tij si aplikacioni me i perdorur per mesazhe nepermjet internetit. Per ta pasuruar akoma me shume kete aplikacion vitet e fundit WhatsApp ka shtuar funksionalitete te reja si mundesia per te derguar GIFs, natyrisht foto dhe video, si dhe mundesine per WhatsApp Calls. Por, kompania nen pronesine e Facebook-ut ka filluar te ndjek nje drejtim te ri tahsme me shume te orientuar prane rrjeteve sociale, me shtimin e nje opsioni te ri qe quhet “Status”.

Opsioni i ri u lejon perdoruesve te shperndajne foto, video dhe GIFs me kontaktet e tyre dhe qe zgjasin 24 ore… Besoj dhe ju ashtu si une nuk eshte hera e pare qe degjojme dicka te tille apo jo? Sigurisht qe jo. Sepse ky opsion “i ri” eshte nje kopje ekzakte e Instagram Stories, ku Instagram e kopjoi kete opsion nga Snapchat. Por, ndryshe nga ngjashmerite per dy rrjetet e tjera sociale, WhatsApp inkorporon nje siguri me larte me protokollin e saj te sigurise end-to-end encryption.

“Status” do te kete nje hapesire te re ne nderfaqen e aplikacionit WhatsApp, te vendosur midis tab-eve “Calls” dhe “Chats”. Nepermjet kesaj “mundesie te re” perdoruesi do te mund te shohi update-t e kontakteve qe ka ne telefon. Gjithashtu perdoruesi ka mundesine per te modifikuar Settings te sigurise per te lejuar vetem disa persona qe te shohin statuset e tij  dhe duke e fshire nje status ai nuk shfaqet me ne kontaktet e tjera dhe pse ato mund ta kene pare. Pak e ngaterruar? Keni perdorur ndonjehere Instramin? E njejta gje ekzaktesisht!

WhatsApp ka filluar lancimin e ketij opsioni “te ri” ne Europe dhe se shpejti ne te gjithe boten. Une sot e pash kete update ne WhatsAppin tim dhe desha menjehere te ndaj me ju mendimet e mia ne kete artikull.

Status Update

Pamvaresisht parimit themelor te ketij aplikacioni (i cili eshte normalisht chati), mendoj WhatsApp Status eshte opsioni me i parendesishem i kesaj platforme… Madje shumica e perdoruesve te WhatsApp-it as qe nuk mundohen te ndryshojne statusin “klasik” dhe zgjedhin nje nga opsionet default “Available” ose “Hi there, I’m using WhatsApp”. Si duket kompania e cila sot per si per koncidence me ditelindjen time mbush 8 vjet ne treg, do ta ndroje kete gje.

Mark Zuckerberg ka bere te ditur vizionin e tij te nje strategjie Video-First Social Media, duke favorizuar keshtu videot si prioritet. Natyrisht platforma Facebook e ka reflektuar menjehere vizioninin e tij me opsionin Facebook Live. Por mos te harrojme dhe Instagramin, i cili njelloj si WhatsApp eshte nen pronesine e gjigandit te mediave sociale Facebook, ka lancuar Instagram Stories dhe pati shume sukses duke “marre” shume perdorues platformes Snapchat. Duke ndjekur kete parim tashme dhe WhatsApp behet pjese e nismes se Zuckerbergut Video-First. Dhe pse ne fund te fundit? Numrat flas vete, WhatsApp zoteron me shume se 1 miljard perdorues dhe ky hap “perpara” ngjan i favorshem per kompanine… Ky opsionin i ri hap nje mundesi te re perfitimi kompanise meme Facebook per te rritur te ardhurat (te cilat thyen rekorde me 5.7 miljard dollar ne gjysmen e pare te 2016) nepermjet reklamave.

Por fakti qe nje aplikacion i cili eshte bere sinonim me mesazhet nepermjet smartphoneve ben nje levizje te tille me ben skeptik. Dhe realisht mua nuk me pelqen fare dhe nuk besoj se do ta perdor ndonjehere! Gjigandet e rrjeteve/mediave sociale e ka zene tashme vendin e tyre ne treg e secili ne fushen e vete. Nuk me pelqen qe aplikacione qe deri dje ishin per dicka tjeter sot duan te bejne dicka “te re” e cila realisht nuk i perket karakterit te tyre. Fakti qe me habit me shume eshte qe kompani te tilla ka dhe burime dhe njerez shume te afte ne ekuipazhin e tyre dhe ne vend qe te nxjerrin ide te reja thjesht i bien shkurt dhe imitojne  te tjeret. Si do ta pranojne perdoruesit kete opsion te ri? Kete le te tja leme kohes…

Ju si mendoni? Duhej bere nje update i tille WhatsApp-it apo mire ishte dhe pa kete? Votoni me poshte ose lini komentet e tuaja ne seksionin e komenteve.

Si ju duket opsioni i ri "WhatsApp Status"?

View Results

Loading ... Loading ...