Mendimi im për Windows 10

Disa jave më parë, u shfaq ne taskbarin e kompjuterit tim ajo ikona, që disa e kanë quajtur “magjike”, e Windowsit. Ishte lajmerimi nga Microsoft, që upgrade nga Windows 8.1 në Windows 10 qe gati për tu instaluar.

Windows 10 - Your upgrade is ready to install

Windows 10 – Your upgrade is ready to install

Më në fund një lajm I mirë!

Gjeja e parë që bëra ishte të kërkoj në internet për sistemin e ri të operimin të Microsoftit, opsionet e reja si dhe në përgjithësi për çfarë po diskutohet kaq shumë online. Mund të them me siguri që komente pozitivite egzistonin kudo, madje dhe në faqet më të medha të teknologjisë si TheNexWeb dhe Mashable, aq më tepër që ky produkt i ri i Windows qe një levizje shumë e nevojshme për Microsoftin (sidomos mbas lajmeve “jo dhe aq te mira” të kohëve të fundit). Me të vërtetë prisja me padurim momentin që do të kisha mundësinë për të instaluar upgradin e Windows 10.

Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7

Në fakt e mbaj mend veten gjitmonë si një përdorues të apasionuar të sistemit Windows, dhe sa herë që Microsoft nxirrte një Sistem Operimi të ri isha i pari që do ta instaloja në kompjuterin tim për ta provuar. Pas Windows XP, i cili qe një sistem i jashtëzakonshëm, Windows Vista ishte një zhgenjim i vërtetë. Një sistem i “rëndë”,  “krashonte/ngecte” spesh herë, konsumonte hapësirë të lirë të mundshme nga memoria e kompjuterit dhe kishte shumë të meta në pjesën e sigurisë.

Windows Vista ishte një deshtim dhe Microsofti mbas shumë vitesh po përballohej me një problem të madh. Qe koha për të reaguar menjëherë! Më pas erdhi Windows 7! Ky ishte një sistem i mirëfilltë në çdo aspekt! Mendoj se që i shpejtë, i qëndruseshëm, jo aq i “rëndë” sa Windows Vista dhe më nje siguri të lartë. Një përzjerje të opsioneve pozitive të Windows XP me pamjen e rinovuar e Windows Vista. Personalisht përdor Windows 7 në kompjuterin e punës dhe në dekstopin personal dhe deri më tani asnjëherë nuk kam patur asnjë problem ose ndonjë crash.

Windows 8 & Windows 8.1

Ishte 1 Gusht e 2012 kur Microsofti nxorri në treg Windows 8. Një design komplet i ri me shumë opsione të reja pozitive si dhe shumë të tjera jo aq pozitive. Në përgjithësi sistemi Windows 8 qe i mirë, po jo aq i mire në krahasim me Windows 7. Ky sistemi i ri operimi i Microsoftit fokusohej më shumë në përdorimin për tablets dhe kompjutera me touchscreen se kompjuterat desktop të thjeshtë. E kuptoj që një kompani gjigande si Microsofti përpiqet gjithmonë të sjellë risitë e fundit në teknologji dhe të bejë hapa të medha drejt të ardhmes së kompjuterave për çdo sistem të ri që nxjerr në treg… por në disa askpekte, duke përdorur Windows 8 në një kompjuter desktop pa touchscreen, Windows 8 nuk që aq i dobishëm. Windows 8 kishte një opsion të ri në 4 këndet e monitorit të ashtuquajturat “hot corners” që sa herë vendosje mausin mbi atë pjesë, disa funksione shtesë shfaqeshin, gjë që behej paksa e bezdisshme kur aksidentalisht nga njëherë e vendosje mousin mbi këto segmente. Një opsion tjetër negativ i këtij sistemi menuja Start që zaptonte të gjithë pamjen e desktopit.

Në disa kompjutera me parametra jo aq të larta, kur klikoje menunë Start kërkonte në të vërtetë minuta të tëra për të hapur menunë fullscreen, për shkak të ngarkesës nga grafika e tëpruar.

Dhe sigurisht si do mund të harroja buttonin “Start” që mungonte nga Windows 8. Çdo përdorues i Windows, këtu e 20 vjet pak-a-shumë, qe mësuar me butonin “Start” dhe në Windows 8 Microsoft thjesht vëndosi ta eliminojë këtë opsion. Windows 8 rezultoi mjaft i këndshëm në tablets dhe në kompjutera me touchscreen, por për një person që e përdorte atë në kompjuterin e tij të thjeshtë në menyre të përditshme, bëhej i lodhshem nga sasia e madhe të grafikes.

Një përmirësim i vogël erdhi me lançimin e Windows 8.1. Butoni “Start” u rikthye sërish! Por mund të them që ky qe në fakt përmirësimi i vetëm madhor. Megjithatë, më pelqen më shumë Windows 8.1, është më i shpejtë se 8 dhe në fakt e përdor në desktopin dhe laptopin tim personal.

Windows 10

Më në fund Windows 10 mbërriti dhe është gati për tu instaluar në laptopin tim. Windows 10 si një sistem operimi ose si një “shërbim”, ashtu siç ka deshirë ta quajë atë Microsofti, u lançua në një periudhë të veshtirë për kompaninë e softwareve, e cila po mundohet me çdo mënyrë të mundshme të sjellë të ardhmen për sistemin e saj Windows.

Windows 10 është një reflektim e nje kompanie në një udhëkryq – Lance Ulanoff, Mashable

Instalimi i Windows 10 ndjekë të njejtën proçedurë të thjeshtë ashtu si dhe Windows 8. Asgjë speciale os ndyshe, dhe nëse posedoni një account në OneDrive mund të sikronizoni dokumentat e ruajtura online në Windows-in të porsa instaluar.

Upgrading Windows

Upgrading Windows

Në përgjithësi, instalimi i Windows 10 zgjati rreth 2 orë për të përfunduar. Por tashmë disa ditë më vonë pas instalimit fillestar akoma instalohen herë pas here updates të ndryshme të sistemit.

Windows 10 Desktop

Windows 10 Desktop

Pasi instalimi ka përfunduar, hapet pamja e re e desktopit të windows 10! Gjeja e parë që do të vini në dukje është që Windowsi këtë herë po përdor një theme shumë më të erret së Windows 8, e cila përdorte ngjyra më të ndezura që realisht ndonjëherë të lodhnin sytë.

Këtë herë taskbari i Windowsit e ri ka pësuar një rinovim. Ikonat dhe ngjyrat kanë ndryshuar dhe në te majtë të taskbarit shfaqet logoja e Windowsit që përfaqëson butonin “Start”.

Windows 10 New Start Menu - DorianQose.com

Windows 10 New Start Menu

Kur klikova menun “Start” u befasova në fillim. Dukej sikur menuja e Windows 7 që rikthyer por më një dezajn nga e ardhmja. Me të vërtetë më pëlqeu shumë pasi menuja fullscreen e Windows 8 qe zhdukur. Tashmë te menuja e re mund të gjeni programet e fundit që keni përdorur (Recent Apps) dhe në krahun e djathtë shfaqen ikonat e levizshme në kohë reale me lajmet e fundit. Pasi e testova disa herë vura që funskioni “Search” në Windows 10 kërkon shumë më pak kohë se në Windows 8.1 dhe kjo qe një përmirësim mjaft i këndshëm! Megjithatë ju do të suprizoheni që “hot corners” nuk ekzistojnë më!

Cortana

Ju e njihni Cortanan apo jo? Me siguri që po, të pakten ju që keni lujatur Halo për Xbox. Cortana ishte kompjuteri virtual reality që ndihmonte Master Chief në aventurat e tij. Tashmë Cortana ka pësuar një upgrade madhor dhe është shëndruar në një asistent AI virtual për kompjuterin tuaj personal, i cili do t’ju ndihmojë në disa detyra të vogla nëpërmjet komandave me zë që do ti jepni. Nëse këni parë Sirin për iPhone ose Google Now për Android atëherë mund të krijoni një ide shumë të qartë se si funksionon dhe Cortana. Shikojeni në praktikë në videot më poshtë:

How old are you?

What is your dad’s name?

Megjithëse mendoj se Cortana përshtatet më mirë në një Windows tablet ose në një Windows Phone, ky opsion është diçka e veçantë për sistemin e ri të operimit. Të paktën kur nuk keni se më çfarë të mereni, mund ti beni pyetje funny Cortanas!

Microsoft Edge

E mbani mënd Internet Explorer? Po, ate web browserin e vjetër, që qe i ngadaltë, ngecte shpesh dhe askush nuk e përdorte? No more Internet Explorer! Microsoft vendosi që të nxjerrë në “pension” browserin e vjeter dhe të lançojë browserin e ri Microsoft Edge, në fakt i pari qe nxjerr në treg pas 20 vitesh. Edge ka një dizajn të ri dhe disa funksione të reja mjaft interesante.

Introducing Microsoft Edge

Introducing Microsoft Edge

Web Notes është një funksion i ri dhe që për herë të parë e pashë në Microsoft Edge dhe ju lejon që  të mbani shënime me “shkrim dore” mbi një faqe interneti që ju intereson. Megjithatë ky opsion duket më i përshtatshëm për një kompjutër me touchscreen ose një tablet, mund ndonjëherë të tregohet shume i dobishëm.

Microsoft Edge Web Notes

Microsoft Edge Web Notes

Tashmë, për sa i përket performancës të përgjithsme dhe ndërfaqes grafike të përdoruesit, mendoj se browser-i i ri i Microsoftit ja del mjaft mirë. Edge është i shpejtë dhe i thjeshtë në përdorim dhe të lejon të përdorësh llogarinë tende në Outlook për të sikronizuar dhe passwordet, historikun e navigimit njesoj si Gmail për Google Chrome. Ndërfaqja grafike e përdoruesit është shumë e këndshme dhe përdor të njetin flat design si vetë Windows 10. Nuk e di ende nëse do zëvëndësoj përdorimin e përditëshëm të Google Chrome, por këto ditet e fundit për ta testuar jam duke përdorur vetëm Edge. Madje, dhe këtë artikull po e shkruaj nga Microsoft Edge.

Në vija të përgjithshme

Microsofti lançoi Windows 10 në një periudhë kritike për kompaninë e softwareve dhe të ardhmen e saj.

Gjërat Pozitive

  • Butoni i menusë Start është rikthyer
  • Cortana është një asistent virtual shumë i aftë
  • Përdorueshmëri shumë e lartë
  • FALAS Upgrade vitin e parë për të gjithë përdoruesit e Windows 7
  • Browser i ri Microsoft Edge

Gjërat Negative

  • Designi i ri, është pak sa i rënde gjë që e bën pak të ngadaltë sistemin
  • Kërkon një kohë të gjatë për tu bërë loading 100% desktopi

Duhet ta perdorësh dhe ti?

Sigurisht që po! Dhe nëse vëndos që Windows 10 nuk të përshatet mjaftueshëm, ja vlen për ta provuar dhe për të mar një shije nga e ardhmja e sistemeve te operimit!