Sa backlinks duhen që faqja ime të renditet e para në Google?

Para se të filloj me artikullin, po shpejgoj së pari se çfare është Backlink për ata që nuk kanë eksperiencë në këtë fushë…

Backlinks (ose inbound links, ose incoming links, ose inward links, ose links) janë web links që vijnë nga websites të ndryhme dhe “tregojnë” në drejtim të blogut/websitit tënd, pra URLs. Këto linqe janë shumë të rëndesishme kur bëhet fjalë për Search Engine Optimization (SEO) dhe janë një nga faktoret e parë që ndikojnë në renditjen e rezultateve të kërkimit ose ndryshe Search Engine Results Pages (SERP). Që ta bëj më të thjesht për ta kuptuar sa më shumë backlinks CILËSORE kanë drejtim blogun tuaj aq më shumë motorët e kërkimit (Google Yahoo, Bing etj.) do “kapin” faqen tende dhe do ta nxjerrin atë në faqet e para të kërkimeve. 😉


Specialistet e Search Engine Optimization (SEO) krijojnë backlinks nga faqe të tjera interneti drejt blogut tuaj në mënyrë që ti japin besueshmëri dhe popularitet në “sytë” e motorëve të kërkimit (Google, Yahoo, Bing etj…). Veprimi i një websiti tjetër që të lidh blogun tënd nepërmjet një backlink konsiderohet nga search engines si një “votë dixhitale” dhe në shumicen e rasteve aq më shumë “vota” ke në krahasim më konkurrentet aq më lart do rankohesh (rënditesh) në rezultatet e kërkimit.

Por jo të gjitha backlinks janë njëlloj

Duke synuar për sasi kundrejt të cilësisë kur behet fjalë për backlinks është shumë herë e gabuar, kryesisht për shkak se jo të gjitha backlinks janë të barabarta. Google përdor algoritmin PageRank, i quajtur nga bashkëthemeluesi i Google Larry Page. Kjo është metoda e tyre e përcaktimit se sa e rëndësishëm është një website apo blog duke llogaritur sasinë dhe CILËSINË e backlinks në çdo faqe, me supozimin themelor që websitet më të rëndësishme e cilësore kanë më shumë gjasa të marrin backlinks nga faqe të tjera.

PageRank rankon (rendit) çdo faqe me një vlerë PR0-PR10, me PR0 vlerën më të ulët e PR10 vlerën më të lartë. Kur është fjala  për PageRank e vlerësimin për websitin tënd, kjo varet nga rankimi i linqeve që “vijnë” tek blogu  jot. Pra nëse faqet e tjera që të japin banklinks ty janë PR4, PR5 etj. PageRanku i jot do jetë më i lartë se sa të kishe backlinks nga faqe me PR0 dhe PR1.

Pageranku jot = Mesataren e Pagerankut të faqeve që të japin backlinks

Kështu që çfarë mendoni së është më mirë? 100 backlinks nga website PR0 apo 1 backlink nga website PR10? Ka shumë spektulime për vleren retive të backlink në internet. Madje searchengineland.com thotë që çdo backlink nga PR0-PR10 ka mesatarisht 5,14 herë më shumë vlerë se një backlink të kategorisë pasardhëse më të lartë. Për shëmbull: PR1 = 5,14 x PR0, PR2 = 5,14 x PR1 e kështu me rradhë. Një tjetër hulumtim trego vlera të ngjashme me ato të searchengineland.com. Pra, kur vlera rritet eksponencialisht në këtë mënyrë, do të thotë sigurisht që një backlink nga një website PR10 është jashtëzakonisht më i dobishëm se backlinks nga PR1 ose PR0.

Pra, backlinks që sheshin SEO Providers në për internet, të marra nga link farms ose link networks, mund mos të jenë të rrezikshme por as të dobishmë nuk janë, madje në disa raste backlinks nga website PR0 mund akoma dhe të fundosë PageRankun e blogut tënd.

Backlinks vërtetë të vlefshme konsiderohen ato që vijnë nga websites që kanë lidhje më tematiken e blogut tënd.

Pra, sa backlinks me duhen për një rankim më të  mirë?

Nëse akoma je duke i bërë këtë pyetje vetës, je në rrugen e gabuar e konceptit të backlinks. Një website vërtetë mund të ketë vetëm pak backlinks, por nëse ato janë i përkasin të njëjtës kategori (niche) me blogun tënd dhe vijnë nga website me PageRank të lartë atëhere mjaftojnë vetëm disa për tu rankuar më lartë në search engines.  Sigurisht, ekzistojnë shumë më të tepër kritere rankimi që kontribuojnë në pozicionin e një faqe interneti në rezultatet e kërkimit (mbi 200 në fakt), dhe prania ose mungesa e çdo njërit prej tyre mund të këtë një efekt pozitiv apo negativ në rankim.

FB Albanian Bloggers 728*90

Dukë i vënë gjërat në praktikë

Lloji më i mirë i backlinks, të përshkruara me karakteristikat e mësipërme, janë ato që ti nuk i pret… Pra backlinks nga websites me status e rëndësi në internet që të japin këto backlinks sepse kë përmbajtje shumë të mirë dhe duan tju referojnë e tju bejnë share. Por, nëse je akoma në fillimet e tua, të arrish të besh blogun tënd të bjeri nën radarin e websiteve të mëdha mund të jetë e veshtirë dhe prandaj mund të duhet një kompani Search Engine Optimization që të të japi një dorë të mirë backlinks cilësore më PageRank të lartë. KUJDES nga “mashtruesit” internet që ju premtojnë “5000, 10000 backlinks for PR10 websites” per $10 etj.

Për çfarë duhet të kërkosh?

Si fillim duhet të sigurohesh që backlinks që do blesh nga një SEO provider të jenë të njëjtës kategori me blogun tend. Këto providers mund të kenë një numër të vogël websitesh nga te cilat mund të të japin backlinks por do jenë me shumë vlerë për Google PageRank. Dhe këtë rast me mirë të kesh CILËSI sesa sasi. 


PageRank Checker

Kontrolloni PageRankun e blogut tuaj duke vendos URL më poshtë!

Check Page Rank of your Web site pages instantly:



This page rank checking tool is powered by PRChecker.info service