Çfarë është SEO?

Me një shikim të parë SEO ngjan shumë diçka mjaft e thjeshtë. Zgjedh disa fjalë kyçe (keywords) dhe voilà! Faqja jote e internetit është e optimizuar për SEO, apo jo?

Gabim…

Shumë njerëz i kuptojnë bazat e SEO, por dekadën e fundit këto rregullat e Search Engine Optimisation kanë ndryshuar rrënjësisht. A është SEO që njohim tani në 2015 njësoj me SEO që njihnim 10 më parë pare? Jo. Dhe pyetja “Çfarë është Search Engine Optimization” është një pyetje që duhet bërë vazhdimisht për shkak të ndryshimeve të shpeshta.

Atëherë … Çfarë është më të vërtetë SEO?

SEO është akronim për Search Engine Optimization. SEO konsiston në teknikat që ndihmojnë faqet e internetit të renditën sa më lart në rezultatet e kërkimeve në search engines (ndryshe “motorët e kërkimit ”) duke i bërë ato më të “dukshme” dhe më të thjeshta për tu gjetur nga perdoruesit që janë duke kërkuar një marke ose shërbim nëpërmjet Google, Bing dhe Yahoo.

Ka një shumëllojshmëri komponentësh që përmirësojnë SEO në faqet e një website. Motorët e kërkimit “shkojnë ” për elementë siç janë title tags, keywords, mage, strukturen e links-ve të brendshme si dhe links inbound. Por motorët e kërkimit gjithashtu shikojnë dhe për strukturën në tërësi të faqes se internetit, dizajnin, sjelljen e vizitorëve si dhe faktorë të tjerë jashtë faqes që përcaktojnë sa lart do të renditet ajo në rezultatet e motorëve të kërkimit.

Si ka ndryshuar SEO?

SEO nuk është  vetëm integrimi i sa më shumë fjalëve kyçe.

Të optimizosh një faqe interneti për fjalë kyçe nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të integrosh sa më shumë nga ato në përmbajtjen e faqes. Në fakt, kjo mund ta dëmtoi SEO tënd sepse motorët e kërkimit kanë mundësinë për ta zbuluar një përdorim të tepruar të fjalëve kyçe – gjë që do të thotë se kuptohet  që ti po përdor disa herë një fjalë kyçe vetëm e vetem për të tentuar nje renditje më të lartë.

Tashmë, ti duhet të përdorësh fjalet kyçe në faqen tënde në një mënyrë jo të tepruar ose të sforcuar.  Nuk kam se si të jap një numër “optimal” të fjalëve kyçe që duhet të ketë një postim ose në tërësi një website, por një rregull i mirë thotë që në momentin që të duket se po e tepron me përdorimin e tyre është e këshillueshme të ndalosh.

SEO është më shumë i fokusuar rreth tematikave të përmbajtjes së faqes.

Përpara së të krijosh një faqe interneti ose një postim në një blog, me siguri që duhet të mendosh se si të inkorporosh disa fjalë kyçe në përmbajtje. Kjo është normalisht një pjesë e proçesit të optimizomit që duhet bërë, por nuk duhet të jetë ky fokusi primar. Sa herë që do të shkruash një artikull fokusi jot duhet të përqendrohet të çka mund të jetë interesante për audiencen të cilës i drejtohet artikulli dhe jo sa herë do të inserohet një keyword.

Nëse bën diçka të tillë do të kuptosh vetë që gjatë proçesit që shkruan artikullin je njëkohësisht duke e optimizuar atë për fjale kyçe. Të kuptosh audiencën për të cilën po shkruan një postim është faktori numër një që të tërheqësh vëmendjen e vizitorëve në faqen tënde dhe si rrjedhojë të përfitosh më shumë trafik.

Kërkimi në Rrjetet Sociale përbën një faktor mjaft të rëndësishëm

Një nga ndryshimet më të mëdha gjatë dekadës së fundit është roli që luajnë rrjetet sociale në SEO. Madje pak vjet më parë nuk bënte asnjë diferencë së kush po kërkonte një informacion nëpërmjet kërkimit në një rrjet social. Por tani SEO merr parasysh profilet, tweets, retweets, Google+ Authorship si dhe sinjale të tjera të këtyre rrjeteve.

Kërkimi në rrjetet sociale gjithashtu jep prioritet përmbajtjes dhe njerëzeve që janë te lidhur më ty. Kjo mund të jetë përmes një miku në Facebook, në follower në Twitter, apo një lidhjeje nga një tjetër rrjet social. Ndonjëherë kërkimi në një rrjet social mund të japë prioritet një postimi që është shperndarë nga një influencues. Kërkimi social kupton se ti mund të jesh i interesuar në përmbajtjen që vetë rrjeti mendon që është e rëndësishme për tu shpërndarë, dhe për këtë arsye disa postime të tilla janë ato që do të shfaqen të parat kur je duke kërkuar për një informacion.

E gjitha kjo do të thotë që në momentin je duke menduar për strategjinë SEO që do të ndjekësh, është jetike të mendosh dhe se si kjo strategji do të inkorporojë dhe një optimizim të veçantë për rrjetet sociale.

Eksperienca e vizitorëve të faqe interneti është një element i rëndësishëm për SEO.

Duhet menduar për optimizim për motorët e kërkimit si “optimizim për eksperiencën e kërkimit ”. Nuk është e rëndësishme vetëm që vizitorët të gjejnë një faqe në por edhe të shpenzojnë sa më shumë kohë duke e shfletuar ose duke klikuar disa herë në përmbajtjen e saj.

SEO merr parasysh sa kohë shpenzon një vizitor në një  faqe web dhe a ndërvepron ai me përmbajtjen e saj. Nëse ti për një fjalë kyçe të caktuar arrin një renditje të lartë mirëpo përmbajtja e faqes nuk ka lidhje realisht me atë, kjo taktikë nuk do të ndihmojë aspak faqen tënde, sepse ai vizitor në momentin që do ta kuptojë këtë gjë do të largohet menjëherë nga faqja dhe më shumë mundësi nuk do të kthehet më. Pra është e rëndësishme të mendosh më shumë për vizitorët dhe përmbajtjen që do të ketë faqja jote më shumë se sa thjesgt trafikun që do të marrë.

Një renditje në vendet e para nuk do garanton sukses.

Në të kaluarën suksesi i SEO për një faqe interneti matej në varësi të renditjes që kishte  në Google. Por, kur ke një renditje të mirë për një fjalë kyçe, a nuk do të thotë kjo që do të kesh aktualisht dhe rezultate të suksesshme?

Jo gjithmonë. Faqja e internetit të një biznesi mund të renditet shumë lart për një fjalë kyçe të caktuar që realisht mund mos të ketë asnjë rezultat pozitiv. Pra ti mund të maresh shumë trafik, të renditesh shumë lartë në Google por nga momenti  që vizitorët e faqes do të  realizojnë që ky biznes jot nuk është aspak ajo çfarë po kërkonin, dhe kjo për shkak të përdorimit të një fjale kyçe të gabuar. Ti nuk do të fitosh para nga dicka e tillë dhe një trafik i kësaj natyre nuk është aspak frutëdhënës.

Gjithashtu nuk është domosdoshmërisht e thënë që duhet të jesh në tre vendet e para që të kesh sukses me një faqe interneti. Në fakt nëse ke një renditje të mire në faqet pasuese do të kesh një “clickthrough rate” të lartë por me më pak trafik. Ky është një lajm i mire për online marketers qe nuk arrijnë dot të sjellin një website në faqen e parë ose në të dytën. Për këtë arsye e thash dhe do ta perseris prap: Sasia e trafikut që merr një faqe interneti është më pak e rëndësishme se sa sasia e trafikut të kualifikuar që ajo faqe merr realisht.

Por… Çfarë është më në fund SEO?

Është e njejta gjë që ka qenë dhe 10 vjet më parë -një mori taktikash që, nese i aplikon do të ndihmojë të renditesh më lartë në rezultatet e kërkimeve në motorët e kërkimit. Vetëm që keto taktika kane ndryshuar disi për arsye se tashmë motorët e kërkimit  klasifikojnë ndryshe faqet rezultatet që nxjerrin.

Varet nga ne dhe nga aftësia jonë për të  asimiluar të gjitha këto ndryshime dhe te kuptojmë që qellimi i vërtetë i motorëve të  kërkimit është tu ofrojnë perdoruesve rezultate sa më të sakta dhe të dobishme. Nëse dhe ti e mban mënd këtë gjë kur po planifikon strategjinë e SEO, do të bësh në fakt hapa të mira drejt suksesit dhe pse nuk je gjithmonë i updatuar me ndryshimet e fundit të algoritmeve që  perdorin motorët e kërkimit…


 

RAPORT SEO 

Plotëso të dhenat më poshte duke vendosur e-mailin dhe adresen e internetit (URL) të faqes tënde dhe do të dërgoj FALAS një raport SEO që do të përmbajë shumë informacione të dobishme për sa e optimizuar është faqja jote dhe çfarë fjalësh kyçe përdor.

Emri Jot (e domosdoshme)

Adresa E-mail (e domosdoshme)

URL (e domosdoshme)