Buffer Ka Humbur GJYSMEN e Trafikut Nga Rrjetet Sociale! Nje analize e shpejte!

Buffer eshte nje kompani te cilen e konsideroja ne top 5 e liderve  ne rrjetet sociale me nje prezence masive por kete jave ajo dha nje lajmerim shokues!

Me nje postim ne blogun e tyre,  nje nga autoret e Buffer, Kevan Lee tha: “Ne, si ekip i marketingut ne Buffer jemi duke punuar nje nje produkt te ri i cili do te ndihmoje perdoruesit te kene sukses ne rrjetet sociale, por ende nuk kemi gjetur nje menyre se si ta arrijme  dicka te tille ne Facebook, Twitter, Pinterest etj.”

Ne nje fare menyre Buffer ka humbur gjysmen e trafikut referues nga rrjetet sociale me te medha vitin e kaluar. Me keq shfaqet te jete Facebook me -53% dhe Google+ me -72%.

Buffer Ka Humbur GJYSMEN e Trafikut Ne Rrjetet Sociale! Nje analize e shpejte! - www.dorianqose.com

Buffer Ka Humbur GJYSMEN e Trafikut Ne Rrjetet Sociale! Nje analize e shpejte!
– www.dorianqose.com

Me sa shikoni keto te dhena jane tronditese, por transparenca qe Buffer po tregon eshte vertete mbreslenese. Kjo kompani ka qene gjithmone pro trasparences madje duke publikuar ne internet akoma dhe rrogat e punonjesve te tyre.

Gjithe ekipi i Buffer eshte duke bere disa eksperimente ne perpjekje per te saktesuar shkakun e kesaj humbje te madhe te trafikut referues (eng. Referral Traffic). Ne lidhje me kete problematike une kam disa mendime:

  1. Mund te jete nje Error ne Attributin UTM

Facebook Mobile (i cili perben 80% te trafikun total te Facebook-ut) me sa duket nuk shton parametrat UTM qe duhen. Kjo do te thote qe nje pjese e trafikut qe vjen nga rrjetet sociale mund te shendrrohet gabimisht ne trafik direkt.

Google Analytics nuk ka ndonje arsye per te bere Facebook-un, Twitterin dhe rrjetet e tjera sociale te duken “mire”, keshtu qe nuk besoj se ka ndonje deshire te madhe per te iluminuar kete ceshtje…

  1. Renja 72% te trafikun nga Google+ duket e arsyeshme  pa ndonje shkak te caktuar

Google eshte nje rrjete social qe po shuhet - www.dorianqose.com

Google eshte nje rrjete social qe po shuhet – www.dorianqose.com

Renja me e madhe per Buffer ka prejardhje nga Google+ dhe ka arritur -72%.

google-plus-referral-traffic-falling

Megjithate sipas deklaratave dhe te vete Google, e dime qe rrjeti social i saj eshte nje hap para mbylljes  pasi ka deshtuar ne perpjekjet e tij per te terhequr perdorues te rinj.

  1. “Permbytje” nga postime jo cilesore.

Trafiku nga rrjetet sociale ze nje pjese te madhe te totalit te trafikut qe nje kompani online merr. Por me rritjen e vazhdueshme te postimeve akoma dhe kur jemi shume te mire ne ate qe po bejme,  duke shkruajtur postime cilesore me siguri qe do te kete dhe te tjere qe jane duke bere te njejten gje po aq mire si ne!

Ashtu sic tha Rand Fishkin ne nje postim te tij “Artikujt qe postoheshin nepermjet Buffer gjate vitit 2013/2014 ishin vertete revolucionare dhe te vecante, por kundersharet tone e zbuluan kete strategji dhe po bejne te njeten gje”.

Eshte ne fakt shume e cuditshme qe nje kompani si Buffer te ciles i drejtohemi per te krijuar nje strategji per te rritur marketingun nepermjet postimeve ka dhe vete ajo nje problem te madh me kete gje.

  1. Reklamimet ne Facebook/Twiiter jane shume te rendesishme.

Shume kompani perdorin reklamimet nepermjet Facebookut per te rritur trafikun ose per te promovuar produkte te reja. Me siguri disave mund tu duket qe jo cdo gje ne lidhje me rrjetet sociale eshte falas, por ne fakt ndonjehere eshte shume e mire qe jemi ne gjendje te rregullojme nje problem thjesht duke shpenzuar pak para… (kjo eshte nje zgjidhje mjaft e lehte ne fakt).

facebook-traffic-growth

Trafiku organik (qe vjen ne menyre natyrale pa reklamim) qe vjen nga Facebooku eshte shume i percmuar ne kete periudhe. Pra, nese ju planifikoni qe do merni trafik nga Facebooku ne faqen tuaj te internetit thjesht duke bere postime do te deshtoni. Ndoshta ndonjehere mund te jeni me fat, por shumicen e rasteve rezultatet qe do te merni do te lene per te deshiruar. Facebooku e ka ndertuar ne menyre te tille Newsfeedin qe te jete vazhdimisht i ngarkuar duke bere postime qe jane interesante te humbasin vleren qe kane.

Gjeja e mire ketu eshte ne rast se ju beni postime cilesore dhe perqendroheni ekskluzivisht ne angazhimin e Followersave tuaj reklamat ne Facebook mund te shume te lira.

  1. Trafiku organik nga rrjetet sociale eshte ne renje.

Ne fakt duhet punuar jashtezakonisht shume per te arritur rezultate te dukshme nga trafiku organik ne rrjetet sociale. Ka nje formule per rrjetet sociale sipas te ciles ne rrjet “aq sa jep, po aq merr”, kjo do te thote qe per te dyfishuar rezultatet duhet dyfishuar dhe puna qe beni ne keto rrjete dicka qe eshte akoma me e veshtire per nje kompani te madhe si Buffer.

Shkurtimisht nuk mendoj se ky eshte shkaku kryesor qe e coi Buffer ne kete humbje te madhe. Personalisht mendoj se ka te beje me shume faktore te jashtem dhe nevojen e tyre per tu peshtatur. Ne fillim kur po kerkoja informacione ne lidhje me Buffer mendova “Cfare?! Gjithe kjo kompani nuk ka nje Social Media Manager?” por pastaj thashe “Me mire mos te punesojne nje Social Media Manager tani… por  te investojne ato para per tu reklamuar ne rrjetet sociale e per ta bere Buffer me te njohur akoma”.

Une personalisht i uroj fat Bufferit, si dhe te gjithe te tjeret qe e perdorin besoj, dhe e gjithe kjo transparence dhe ndershmeri qe po tregojne me problemet qe po perballen duhet bere nje shembull per te gjithe indiustrine per te mesuar nga eksperienca e tyre.