4 Menyra Per Te Rritur Marketingun Ne Rrjetet Sociale

Rrjetet Sociale po ndryshojne vazhdimisht dhe tashme jane bere nje kanal marketingu shume i rendesishem per shkak te kohes te shumte qe njerzit shpenzojne duke i perdorur. Programe dhe aplikacione te reja dalin dita dites ne ndihme te te gjithe atyre qe menaxhojne marketingun ne rrjetet sociale te nje marke apo biznesi. Ne kete postim do te lexoni per 4 menyra per te rritur marketingun ne rrjetet sociale!

1. Krijoni Lidhje Lokale Me Klientet me Aplikacionin Pointro

Kur mendojme per marketingun lokal/vendor na vijne ne mendje disa menyra tradicionale reklamimi sic eshte marketingu offline ne komunitetet lokale nepermjet eventeve, reklamave te afishuara ne dyqane si dhe posterat dhe letrat e printura qe u shperndahen kalimtarve. Nje menyre alternative marketingu lokal i referohet dhe SEO-s (Search Engine Optomization) lokal per te bere banoret e nje zone te caktuar qe jane duke kerkuar ne internet per nje sherbim qe ofrojme (po te ajo zone) te vijne te biznesi jone. Pointro eshte nje aplikacion relativisht i ri ne fushen e menaxhimit te marketingut ne rrjetet sociale i cili lejon pronareve te bizneseve lokale te lidhen ne kohe reale me klientet e tyre ne menyre qe te ofrohen nje sherbim sa me cilesor dhe i drejtperdrejte. Nepermjet Pointro ne mund te marim nje notification sa here nje klient ben check-in ne restorantin apo dyqanin tone.

4-menyra-per-te-rritur-marketingun-ne-rrjetet-sociale---dorian-qose-com--Pointro

Pointro – www.dorianqose.com

Ne gjithashtu me kete platforme Pointro-s kemi akses ne te gjitha fotot qe klientet bejne ne lokacionin tone si dhe mund te shohim ne cfare rrjetesh i kan bere share. Ne kete menyre ne krijojme nje lidhje direkte me klientet tane duke pare preferencat, komentet si dhe vleresimet qe i japin bineznesin tone. Duke gjykuar nga keto te dhena ne mund te krijojme reklama ne rrjetet sociale me te fokusuara, me efektive, dhe ne momentin e duhur, pra kur klientet tane jane me aktiv, keshtu ulim kostot e reklamimit duke sjell nje ROI (Return Of Investment) me te larte.

Mos harroni qe ne baze te nje anketimi nga Hubspot, 73% te perdoruesve te cilet marin pergjigje nga brandi qe i kane bere Follow/Like jane te gatshem te blejne nje produkt nga ata. Duke perdorur opsionet qe na jep Pointro ne krijome  “leads” te rinj qe me shume mundesi do te konvertohen ne kliente!

2. Fokusimi Ne Klientet Bensik Me ManageFlitter

Menaxhimi i maredhenjeve me klientet te ashtuquajtur “avokatet e markes/brandit” me mediat sociale perben nje pjese te madhe e te rendesishme te nje programi menaxhimi te mediave sociale. Persa i perket termit “Avokatet e markes” quajme ata kliente te kenaqur (ose jo) qe ndikojne ne menyre direkte ne perceptimin e biznetit tone ndaj klienteve te tjere nepermjet influences qe ata kane rrjeteve sociale (ata zakonisht kane shume Likes ose Followers). Ata gjithashtu ndihmojne ne perhapjen e reputacionit te mire (ose te keq ndonjehere) per biznesin tone pertej rrjetin qe kemi krijuar ne me klientet. Me fjale te tjera, kultivimi i avokateve te markes mund te ndihmoje jashtmase shume ne konvertimin ne kliente te rinj te perdoruesve ende te pavendosur.

Qe te kemi mundesine te fokusohemi me shume ne avokatet e markes, duhet te dime kush nga ata eshte i rendesishem e kush jo. ManageFlitter eshte nje aplikacion i cili na jep mundesine te krijojme lista me Followersat ne Twitter te cilet pelqejne dhe nderveprojne me shume me marken tone ne krahasim me te tjeret.

4-menyra-per-te-rritur-marketingun-ne-rrjetet-sociale---manageflitter

ManageFlitter – www.dorianqose.com

Duke bere kete seleksionim ne shikojme kush nga ata nuk jane aktiv ne Twitter dhe kush nuk na ka bere Follow-back, keshtu ne perfitojme kohe dhe buxhet te humbur per fushatat e reklamimit duke perzjedhur vetem ata follower qe vertet kane rendesi per marken tone! Gjithashtu ManageFlitter na jep dhe orarin me te pershtatshem te dites per te postuar ne Twitter dicka qe eshte vertet shume e dobishme nese ne menaxhojme faqen e nje marke nderkombetare qe operon ne disa shtete me orare te ndryshme.

3. Sherblim Per Ata Qe Bejne Share Blerjen e Produkteve Tona Ne Rrjetet Sociale Me AddShoppers

Sic e diskutuam dhe me siper, “avokatet e brandit” mbajne ne duart e tyre nje fuqi te madhe bindese te publikut per te zgjedhur marken ose biznesin tone. Sipas nje studimi vitin e kaluar klientet kane 92% me shume gjasa te blejne nje produkt nese ai u eshte rekomanduar na miqte ose nga te afermit e tyre.

Kjo do te thote qe miqte dhe te afermit e klienteve aktual kane potencial te madhe per tu shendruar dhe ata ne kliente te markes tone. Gjithcka qe na duhet te bejme eshte ti kontaktojme ata ne momentin e duhur me mesazhin e duhur.

AddShoppers eshte nje aplikacion i cili na lejon te bejme dicka te tille. Nje nga karakteristikat kryesore te AddShoppers eshte nje “Purchase-Sharing Auto-Prompt” me qe shfaqet ne momentin ne momentin e blerjes te produktit tone online. Ne kete menyre bleresit mund te shperndajne ne rrjetet sociale me miqte dhe familjet e tyre blerjen qe kane bere me pershkrimin e produktit, adresen URL, cmimin si dhe informacione te tjera.

4-menyra-per-te-rritur-marketingun-ne-rrjetet-sociale---addshoppers

AddShoppers – www.dorianqose.com

Ky aplikacion na mundeson gjithashtu te shperblejme bleresit qe kane bere “share” produktin tone ne rrjetet me nje ulje per blerjet te tjera ne te ardhmen. AddShoppers funksionon shume mire me te gjitha platformat e-Commerce duke perfshire normalisht dhe WordPress, Shopify, Magento, PrestaShop etj.

4. Shperndarja e Automatizuar Te Postimeve Me Tweet Jukebox

Automatizimi ne rrjetet sociale eshte shume teper se thjesht skedulimi i postimeve ne nje orar dhe dite te caktuar. Nje dicka e tille mund vertete te na kursente shume kohe.

Nje aplikacion automatizimi te marketingut me shume vlere eshte Tweet Jukebox. Me nje nderfaqe shume intuitive dhe te thjesht per tu perdorur Tweet Jukebox na jep mundesine per ter skeduluar ne menyre automatike postimet ne Twitter. Keto postime mund te jene te krijuara nga ne ose nga disa koleksione te gatshme te quajtura si Jukeboxes. Me Tweet Jukebox ne kursejme shume kohe pasi eshte e nevojshme vetem heren e pare te pregatisim nje postim, pastaj vete aplikacioni i merr te gjitha persiper duke na lehtesuar shume pune! Ne rastin te nje brandi Tweet Jukebox mund ta na ndijmoje shume pasi ne aty vendosim te gjitha postimet qe kemi deshire te bejme share dhe cdo me pas ndodh automatikisht!

E imagjioni nje brand, celebrity ose kompani ne Twitter qe ka mijera Followers? Me siguri nuk mendoni qe ka dhe qindra persona para nje kompjuteri qe i bejne keto postime manualisht apo jo? Prandaj besoj e kuptoni vleren te nje programi automatizimi. Sidomos ne Twitter qe ruajtja e Followersave aktual dhe krijimi i Followersave te rinj varet shume nga sa ne jemi aktiv duke postuar vazhdimisht. Personalisht e perdor Tweet Jukebox me shume se nje muaj dhe nepermjet postimeve te automatizuara profili im ngjan shume aktiv duke terhequr Followers te rinj.

Nje permbledhje…

Shume menaxher marketingu bejne vazhdimisht pyetjen nese rrjetet sociale kontribuojne vertete ne performancen te nje biznesi ne formen e te ardhurave.

Ne fakt, nje studim nga Duke University ka treguar qe vetem 13% te CMO (Chief Marketing Offiicer) jane te afte te nderlidhin rrjetet sociale me fitimet reale te nje biznese apo brandi.

Te dhenat tregojne qe aq me shume kohe te shpenzojme ne rrjetet sociale aq me te afte do te behemi duke zbuluar teknika dhe menyra te reja per te krijuar me shume lidhje me kliente potencial.

37% te bizneseve qe kane me pak se 12 muaj eksperience ne marketingun ne rrjetet sociale kane pare rezultate reale, pra konvertim te ndjekesve ne kliente real. Nga ana tjeter 70% te biznese qe kane investuar ne marketingun ne rrjetet sociale per me shume se 5 vjet kane pare nje rritje mjaft te madhe te shitjeve nga kanalet e marketingut ne mediat sociale.

[Tweet “Prezenca ne mediat sociale eshte si vera… Aq me e vjeter aq me e mire!”]

Eshte e rendesishme qe mos te fokusohemi vetem ne rritjen e numrit te Followersave ose te Likes qe marim sepse thjesht do te shperqendrohemi duke humbasim fokusin nga ajo qe me te vertete ka rendesi, konvertimin e audiences tone ne kliente reale per te arritur me shume fitime per biznesin. Pra eshte me mire qe te fokusohemi ne objektiva qe ndikojne drejtperdrejt biznesin/marken tone.

Ju si mendoni? Keni provuar ndonje nga keto programe qe permenda? Kan patur rezultat? Shkruani cfare mendoni me nje koment me poshte!