Si të punoni me Affiliate Marketing

12 hapa të thjeshta

Affiliate marketing të jep mundësinë të fitosh një komision të caktuar duke shitur produktet/shërbimet e të tjerve. Është një mënyrë shumë e mirë për të fituar extra para çdo muaj thjesht duke qendruar në shpi… Fatmirësisht nuk është aspak e vështirë të regjistrohesh si affiliate në kompani të njohuara (AliExpress, ClickBank, Amazon, Ebay etj.)

Pjesa 1

1. Si të bëhem Affiliate Marketer

Si fillim shit ato produkte që njeh mirë. Marketeret Online e quajnë këtë proçes si “picking your niche” që do të thotë të zgjedhësh  një kategori të caktuar ku do të punosh dhe që të intereson.

  • Për shëmbull, nëse je ekspert në interior design, ka logjik të shesesh mobilje se sa goma makine… Perpjekjet e tua do të kenë më shumë sukses nëse shet produkte të cilat përshatet asaj çfarë bën ose të intereson.

2. Ndërto një website/blog në lidhje me fushën që të intereson. Para së të bëhesh Affiliate shumë kompani do të kërkojnë URL e websitit që do të përdorësh për të shitur produktet e tyre. Ata ndjekin këtë taktikë sepse duhen të sigurohen që përmbajtja e websitit tënd nuk do dëmtojë reputacionin e tyre.

  • Është shumë e thjeshtë të krijosh një website këto ditë fal WordPress-it dhe platoformave të tjera. (nëse të duhet ndihmë më kontakto këtu)
  • Mundohu të mos krijosh postime të cilat bëjnë bam që janë për të shitur… Mos harro që njerëzit e internetit të 2017 nuk janë më “aq naiv”… Websiti jot duhet të arrij në një pikë që të jetë i besuar.

3. Kërko për programe affiliate. Gjej një program affiliate që ofron produkte ose shërbime që i përshtaten kategorisë (niche) të blogut tënd.

  • Amazon shet pothuajse gjithçka! Kështë që me siguri do të gjesh disa produkte që të përshtaten me blogun dhe postimet që bën. Amazon është një pikë e mirë për të filluar në botën e Affiliate Marketing.
  • Comission Junction është një osion tjetë shumë i mirë sepse të lejon të bëhesh affiliate për një numër të madh kompanish e që janë të njohura (si p.sh. Overstock, Office Depot, Bescov’s etj…)
  • Clickbank është një mundësi tjetër shumë e mirë që shume affiliate marketers e përdorin. Kjo sepse, komisionet që ofron Clickbank janë SUPER të larta në krahasim me platformat e tjera.

4. Bëhu pjesë dhe anëtarësohu në një program affiliate. Është pothuajse FREE të regjistrohesh në 99% të platformave.

  • Nëse të kërkohet numri i kartës të bankës gjatë regjistrimit… ki KUJDES sepse mund të jetë mashtrim. Kompanitë më të mëdha në këtë fushë e ofrojnë regjistrimin si affiliate FREE dhe pa asnjë kosto ekstra.
  • Megjithatë, mund të të kërkohet numri i llogarisë bankare ose të dhënat e llogarisë në PayPal. Kjo nuk përmban rrezik, sepse këto të dhëna janë për të hedhur lekët nga komisionet që do të fitosh nga shitjet në llogarinë tënde dhe jo për t’i terhequr.
  • Gjithashtu, do të kërkohet URL e websitit/blogut tënd.

 

Namecheap.com