3 Arsye Përse Duhet të Përdorni LinkedIn

LinkedIn shpesh e quajnë si rrjeti social i profesionistëve. Aktualisht LinkedIn ka më shumë se 332 milion përdorues në total dhe mbi 40% prej tyre e përdorin në bazë ditore. Statistikat tregojnë që çdo 2 sekonda 2 profile të reja krijohen ne LinkedIn. Pyetja që shtrohet është “Pse kaq shumë njerëz po e përdorin këtë rrjet social, dhe çfarë benefitesh ofron?”. Arsyeja kryesore pse njerëzit përdorin LinkedIn është për ekspozimin në mediat online. LinkedIn me të vërtetë mund të rrisë kredibilitetin tuaj si profesionist, për mos të përmendur që gjithashtu ju lejon përcjelljen e mesazheve tuaja përmes mijëra njerëzve. Mbi 90% e gazetarëve janë në LinkedIn, të cilët janë gjithmonë në vëzhgim të profesionistëve e të bizneseve të ndryshme, kështu që LinkedIn mund të jetë një mënyrë shume e mire për te ekspozuar dhe për te reklamuar kompaninë  tuaj.

PROFESIONISTË TË TJERË

Tani është më e lehtë se kurrë për të komunikuar me profesionistë të tjerë në të gjithë botën. LinkedIn ka përdorues në mbi 200 vende, kështu që ju mund të gjeni gjithmonë një profesionist i cili plotëson kërkesat tuaja. Ju gjithashtu do të gjeni në LinkedIn njerëz që duan të punojnë për ju, njerëz që duan të jenë partner me ju si dhe njerëz që duan t’ ju punësojnë. Kjo ju ndihmon për të zhvilluar kompaninë tuaj me një shpejtësi shumë më të lartë në krahasim me kërkimin tradicional. Nëse jeni duke kontrolluar profilin të një personi mund të shihni historikun e vendeve të punës dhe eksperiencat profesionale, edukimin dhe çertifikimet qe ai mund te ketë,  aftësitë si dhe informacion te dobishëm duke ju lejuar të merrni vendime për ta punësuar apo jo, shume më lehtë së më parë. Sigurisht LinkedIn nuk do të zëvendësojë një interviste pune ose një takim me personin e caktuar por është një starting-point shumë i mirë për të filluar. Madje shumë HR Managers e përdorin LinkedIn si pikë e parë të referimit kur kërkojnë për te punësuar dikë.

INBOUND LINKS

LinkedIn prodhon më shumë inbound links në krahasim me rrjetet e tjera sociale. Kjo është shumë e rëndësishme për biznesin dhe ndihmon shumë në Search Engine Optimization (SEO). Për shkak se LinkedIn është një rrjet profesional, ju do të vini re që nuk keni nevojë që tu bëni thirrje klientëve tuaj, por njerëzve qe kane te njëjta interesa me ju dhe qe janë me te vërtetë të interesuar në atë çfarë ju bëni. Kjo do të thotë që ata janë të interesuar të lexojnë postimet e fundit që keni shkruar si dhe ti komentojnë ato, gjithashtu do të shikojnë të rejat e fundit të kompanisë tuaj duke krijuar një lidhje profesionale dhe me interes për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

ABONIMI NE LINKEDIN PRO

Në varësi të nivelit të abonimit tuaj në LinkedIn ju mund të gjeni se kush ka kërkuar dhe vizituar profilin tuaj, si dhe analitika të tjera me shumë vlerë. Kjo ju ofron njohuri të vlefshme për të formuluar një strategji të dobishme profesionale. Gjithashtu d vini re që këto statistika të gjeneruara janë shumë te rëndësishme për të  përmirësuar prezencën tuaj online. Aty shfaqen numri i shikimeve dhe klikimeve nga postimet që keni bërë, kjo do t’ ju ndihmoi që modifikime të nevojshme për të arritur të një rezultat që do të pelqehet dhe do të krijojë më shumë interes nga miqtë tuaj në LinkedIn.

Çfarëdo binzesi ose kompani keni ose jeni të punesuar, LinkedIn është rrjeti më ideal profesional për të qënë pjesë e tij. Faqet zyrtare të kompanive janë shumë mirë të organizuara, megjithatë është më mire që ti keni të ndara profilet, një personal dhe një për kompaninë. Profili juaj do të vëndosi një “fytyre” prezences të kompanise ku jeni të punesuar. Inkurajoni të gjithë kolegët tuaj të krijone profilet e tyre në LinkedIn dhe ti azhornojnë regullisht. Me stategjinë e duhur për biznesin tuaj LinkedIn do të shendrohet në mjetin kryesor për të gjeneruar kontakte të reja dhe klientë pontecial (leads).

Çelesi I suksesit të një profili në LinkedIn është në të paturit një prezencë të mirëfilltë, 90% e të gjitha profileve nuk do të klikohen më tej së paragrafi I pare… Pra, që nuk kërkon shume angazhim nga ana juaj për tu bërë pjesë e atij 10% të suksesshëm, këshu që përmirësoni menjëherë profilin tuaj!