10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog – Pjesa e Pare

 

Disa vite me para mendonim qe te kesh nje blog eshte dicka e madhe dhe pothuajse e parealizueshme. Gjithashtu mendonim qe me shfaqjen e rrjeteve sociale si Facebook, Twitter etj. blog-et do te merrnin fund… por ne nje kohe qe rrjetet sociale kane ndryshuar menyren si komunikojme online, te kesh nje blog eshte ende dicka thelbesore dhe me shume vlere ne internet.

[Tweet “TANI është momenti më i mirë për të krijuar një blog! #dorianqose”]

Tani eshte momenti me i mire per te krijuar nje blog. Rrjetet sociale te ndihmojne te ndertosh nje audience te re dhe te “shperndash” postimet qe shkruan perpara ekraneve te shume perdoruesve te nje audience shume me te gjere nga ajo qe ke krijuar nga blogu jot. Madje ka disa faqe interneti te medha (…dhe me shume trafik) qe shpesh here japin mundesine blog-ve te vogla te reklamohen nepermjet tyre me nje link.

Pra, nese je blogger i vjeter qe mund te jete shkeputur per vite ose thjesht je nje blogger i ri qe po kerkon nje “vend” online qe te shperndash idete e tua keto jane 10 platformat me te mira per te krijuar nje blog qe ekzistojne sot ne internet.

  1. WordPress
  2. Blogger
  3. Tumblr
  4. Medium
  5. Svbtle
  6. Joomla 
  7. Drupal
  8. Typepad
  9. Squarespace
  10. Ghost

1. WordPress: WordPress.com dhe WordPress.org

WordPress.com ofron dy mundesi: nje sherbim qe eshte FALAS dhe te hostuar ne server  por me prapashtesen .wordpress.com – psh. dorianqose.wordpress.com. Nje blog i tille nuk kerkon lek per ta krijuar por nese deshiron te kesh nej domain tendin dhe jo nje sub-domain  atehere do te duhet te paguash nje tarife mujore te caktuar. Ndersa, WordPres.org eshte totalisht FREE dhe te jep mundesine te instalosh vete manualisht platformen e WordPressit ne serverin tend. Platforma e WordPress-it te jep nje pafundesi modifikimesh per faqen tende te interneti duke instaluar cfaredo theme qe te pelqen si dhe nje numer shume te madh plugins qe kryjne funksione te ndryshme.

Blogu www.dorianqose.com eshte i ndertuar me platformen WordPress

Blogu www.dorianqose.com eshte i ndertuar me platformen WordPress

Fakti qe WordPressi eshte nje platoform te cilen perdorin mbi 20% te gjitha faqeve te internetit (po edhe blogu im eshte eshte i ndertuar me WordPress) dhe eshte shkarkuar mbi 45 milion here ne total sigurisht qe bind menjehere te gjithe ata qe nuk dine ende cfare platoforme te perdorin. Nje nga avantazhet e medha te WordPressit eshte komuniteti  gjigand qe ka. Shume developers kane krijuar nje numer te stermadh themes dhe plugins per te kustomizuar dhe modifikuar  cdo modul te pamjes vizuale te WordPress-it.

[Tweet “20% të faqeve web sot janë të ndërtuara me WordPress! #dorianqose”]

Avantazhet: Pafundesi opsionesh per modifikimin e pamjes vizuale dhe shume themes per te zgjedhur, support per cfaredo lloj problemi nga komuniteti i madh

Disavantazhet: Pafundesia e plugins mund te ngaterroi perdoruesit pa eksperience

Verdikti: Platforma me e mire ne internet per te krjuar nje blog sot. Por WordPress nuk eshte vetem per blog, gjithashtu eshte shume i pershtatshem per kompani qe po kerkojne te ndertojne (ose deshirojne dikush tjeter ta ndertoi per ata) nje faqe interneti zyrtare, te sofistikuar dhe me nje kosto te ulet.

 

2. Blogger: Blogger.com

Nje Blog i thjesht i krijuar me Google Blogger - www.dorianqose.com

Nje Blog i thjesht i krijuar me Google Blogger – www.dorianqose.com

Platforma e Google per te krijuar nje Blog quhet Blogger, Eshte e lehte per tu perdorur dhe FALAS dhe per te krijuar nje blog kerkon vetem nje llogari Gmail.

Bloget mund te modifikohen shume lehte ne Blogger, gjthashtu dhe paraqitja e tyre me templates-et e gatshme qe ofron. Nuk perben surprize fakti qe kjo platforme eshte e nderlidhur ngushte me programin e marketingut online Google AdSense (nepermjet te cilit shfaqen rekalama ne blogun tend dhe ke mundesi te fitosh pak para). Gjithashtu Blogger bashkepunon dhe me Google+ per komentet, dhe me Feedburner per RSS Feed.

[Tweet “Blogger lidhet me Google AdSense dhe të jep mundësinë te fitosh para! #dorianqose”]

Avantazhet: Eshte shume e thjeshte te krijosh nje blog me Google Blogger

Disavantazhet: Jo shume i sophistikuar dhe shume i nderlidhur me Google duke limituar disi fuksionet e tij

Verdikti: Blogger eshte me pak popullor ne keto kohe, por eshte shpesh vend i pare ku bloggers-at e rinj fillojne te shkruajne online. Opsionet per ndryshime dhe modifikime jane te pakta ne krahasim me platformat e tjera por eshte mjaft i thjesht per ata qe sapo jane duke filluar ne boten e blog-eve.

 

3. Tumblr: Tumblr.com

Nje Blog i krijuar me Tumblr - www.dorianqose.com

Nje Blog i krijuar me Tumblr – www.dorianqose.com

Tumblr eshte nje platforme moderne dhe pa diskutim ka qene e para platforme qe kombinonte nje blog me rrjetet sociale, dicka qe e beri Yahoo ta blinte ate per nje shume prej $1.1 Miliard dollaresh.

Tumblr ka nje komunitet te fuqishem, pak a shume si Twitter dhe Facebook per shkak te lehtesise qe u jep perdoruesve te shperndajne postimet e perdoruesve te tjere ne llogarine e tyre. Kjo e vecanton Tumblr nga platformat e tjera pasi nje perdorues nuk ka nevoje te shkruaj vete te gjitha postimet qe do te kete blogu qe ka krijaur por edhe te shperndaje postime nga blogs qe ai ndjek.

[Tweet “Tumblr suporton custom domains si dhe një App shumë të thjeshtë në përdorim #dorianqose”]

Opsione extra: Tumblr support domaine me porosi qe mund te zgjedhesh ti (dhe jo si subdomain te tipit “blogu-im.tumblr.com”) dhe eshte jashtezakonisht i thjeshte per tu perdrorur akoma dhe nga nje smarphone, duke perfshire ngarkimin e fotove si dhe modifikime ne pamjen vizuale te blogut.

Avantazhet: Prone e Yahoo-s, Tumblr ishte pothuajse duke falimentuar para se ta blinte Yahoo

Disavantazhet: Prone e Yahoo-s, CEO i Yahoo ka permendur disa here qe reklamat do te gjejne nje mernyre per tu shfaqur dhe ne blog-et e Tumblr-it

Verdikti: Tumblr eshte me shume nje rrjet sociale se nje blog, por eshte nje menyre e mire per te hapur nje blog shpejt. Ne fakt kam vene re qe shume kompani po mbajne nje blog ne Tumblr njekohesisht me   blogut e tyre zyrtar.

 

4. Medium: Medium.com

Ka nje tendence ne internet per Medium-in. Kjo platforme eshte nje blog dhe sic duket te gjithe kane deshire te marin pjese. Medium eshte krijuar nga themeluesit e Twitter-it Ev Williams dhe Biz Stone, dhe ka disa fuksione nga rrjetet sociale duke lejuar perdoruesit te perpunojne dhe te shperndajne postimet e perdoruesve te tjere. Gjithashtu Medium eshte i integruar me Twitter (per te krijuar nje llogari ne Medium duhet te kesh nje llogari ne Twitter).

Blogu i Shtepise se Bardhe ne Medium - www.dorianqose.com

Blogu i Shtepise se Bardhe ne Medium – www.dorianqose.com

Medium eshte nje platforme shume e vecant por ka disa te meta krahasuar me platformat e tjera. Nje nga ato eshte menyra se si nderlidh postimet nga perdorues te tjere me postimet e tua… dhe kjo eshte dicka qe mund te beje shume bloggers mos ta simpatizojne. 

[Tweet “Medium është një projekt nga themeluesit e Twitter-it Ev Williams dhe Biz Stone! #dorianqose”]

Medium nisi ne Tetor te 2013. Aktualisht nuk ka asnje aplikacion per smartphone per te shkuar postime por vetem nje version read-only ku mundesh vetem ti lexosh.

Avantazhet:Nje vend shume i mire per te postuar artikujt e tu, pasi Medium ka nje komunitet perdoruesish mjaft te madh

Disavantazhet: Shume pak mundesi per modifikime dhe disa probleme me shfaqjen e postimeve nga perdorues te tjere qe mund mos ta pelqejne disa bloggers

Verdikti: Medium ja vlen per ta provuar, por shume bloggers e perdorin ate si nje platforme dytesore per te shkruar.

 

5. Svbtle: Svbtle.com

Nje user interface shume unik nga SVBTLE - www.dorianqose.com

Nje user interface shume unik nga SVBTLE – www.dorianqose.com

Svbtle eshte projekt i dizajnerit Dustin Curtis dhe kjo platforme per mendimin tim ka nje nderfaqe shume te bukur dhe te thjeshte per perdoruesin dhe nuk krahasohet me asnje nga platforma e tjera ne internet.

Nderfaqja e perdoruesit eshte shume intuitive dhe duke ndjekur disa hapa te lehta ti mundesh shume shpejt te besh postimit tend te pare.

Vetem duke lexuar nje blog ne Svblte do te veresh menjehere elegancen ne dizajn qe te ben te perqendrohesh akoma me shume te ajo cfare po lexon. Svblte ne fillimet e tij ishte i disponueshem vetem nepermjet nje sistem invite-only por u hap gjeresisht per perdoruesit ne Janar te 2014.

[Tweet “SVBTLE ka një dizajn të bukur dhe elegant! #dorianqose”]

Avantazhet: Dizajn shume i bukur dhe elegant

Disavantazhet: Cuditerisht nuk mund te besh komente – dicka e mire dhe e keqe njekohesisht

Pozitive: Svbtle ofron dicka ndryshe ne krahasim me platformat e tjera.

Kliko per te lexuar pjesen dyte