10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog – Pjesa e Dyte

Ne postimin e pare tregova cilat jane 5 nga 10 platformat me te mira ne internet per te krijuar nje blog. Sot ne kete postim do vazhdojme me pjesen e dyte te listes:

  1. WordPress
  2. Blogger
  3. Tumblr
  4. Medium
  5. Svbtle
  6. Joomla
  7. Drupal
  8. Typepad
  9. Squarespace
  10. Ghost

Lexo: 10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog (Pjesa e Pare)

6. Joomla: Joomla.org

10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog - Pjesa e Dyte - www.dorianqose.com

Joomla nuk perdoret vetem per Blogs. Webfaqe e Harvard e ndertuar me Joomla – www.dorianqose.com

Joomla ben pjese te platformat Content Management System (CMS) ashtu si WordPress dhe Drupal dhe perdoret per te ndertuar faqe interneti dhe blogs. Nepermjet nderfaqes se administratorit perdoruesi mund te logohet ne Joomla dhe te menaxhoi faqen/blogun e tij.

Ne aspektin e kapacitetit dhe opsioneve Joomla ndodhet diku ne mes. Kjo platfome nuk eshte aq miqesore ndaj zhvilluesve (developer-oriented) sic eshte Drupal dhe ka opsione  shume me te nderlikuara se WordPress-i. Megjithate njelloj si dhe platformat e tjera CMS, Joomla ka gjera pozitive dhe negative.

Avantazhet: Joomla eshte FREE per tu perdorur dhe open source, eshte me komplekse se WordPress por gjithesesi eshte e lehte per ta mesuar, shume plugins per te zgjedhur
Disavantazhet: Relativisht komplekse, nese do te besh shume modifikime pasi kerkon eksperiencen e nje zhvilluesi, nuk ka aq shume plugins dhe themes te disponueshme ne krahasim me WordPress

Verdikti: Mund te perdoresh Joomlan si nje opsion te dyte pasi nuk te ka pelqyer WordPress

7. Drupal: Drupal.org

Paneli i Administratorit ne Drupal - 10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog - Pjesa e Dyte - www.dorianqose.com

Paneli i Administratorit ne Drupal – www.dorianqose.com

Drupal ben pjese te 3 platformat Content Management System (CMS) me te perdorura ne internet. Drupal eshte nje platforme shume e fuqishme dhe pervec perdorimit nga kompani shume te medha per faqet e tyre te internetit mund ta perdoresh dhe ti per te kijuar nje blog personal. Gjithesesi perpara se te vendosesh ta perdoresh lexo avantazhet dhe disavantazhet e Drupal-it:

Avantazhet: Me Drupal jane ndertuar shume websites dhe blogs te avancuara, eshte developer-friendly, komunitet i madh me shume tutoriale, plugins dhe themes

Disavantazhet: Drupal eshte nje platforme e avancuar qe kerkon eksperience per tu instaluar dhe konfiguruar

Verdikti: Njelloj si per Joomla, mendoj se Drupal eshte nje alternative tjeter nese ste ka pelqyer WordPress

8. Typepad: Typepad.com

Nje tjeter platforme e vjeter…. Typepad ka nisur qe kur vete fjala “blog” u shfaq per here te pare. Sot, nje blog ne Typepad kushton diku te $9-10 ne muaj dhe perfshin shume themes per te zgjedhur, storage pa limit dhe suport teknik.

Typepad thekson besueshmerine dhe sigurine e tij, pasi kjo platforme ka qene gjithmone nje zgjidhje me e lehte per te krijuar nje blog, por shume me e varfer ne opsione dhe ne modifikime krahasuar me WordPress.

Avantazhet: Eshte i thjeshte ne perdorim

Disavantazhet:  Nuk eshte FALAS dhe ka disa limitime persa i perket opsioneve qe ofron

Verdikti: Typepad ka shume perdorues aktiv por ekzistojne shume platforma te tjera qe te japin me shume mundesi per te bere blogun tend vertet te vecant, perfshire mundesise te zgjedhesh domainin tend (Typepad nuk e ofron kete mundesi)

9. Squarespace: Squarespace.com

Nje faqe interneti e ndertuar me Squarespace -10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog - Pjesa e Dyte- www.dorianqose.com

Nje faqe interneti e ndertuar me Squarespace – www.dorianqose.com

Squarespace eshte nje platforme blogging qe eshte shume e njohur ne sektorin e bizneseve dhe te korporatave. Me Squarespace ti mund te krijosh nje blog, faqe interneti ose akoma dhe një dyqan online e-commerce etj.

Krahasuar me platformat e tjera Squarespace nuk eshte FALAS, te ofron nje Trial 14-ditor dhe ka cmim baze $8 ne muaj. Abonimi ne Squarespace integron te gjitha elementet qe i duhen nje blogu ose nje faqe web, duke perfshire hosting ne cloud dhe mirembajtje.

Avantazhet: Ofron nje pakete te plote sherbimesh, dizajn shume i kendshem

Disavantazhet: Eshte me pagese, do thoja qe i pershtatet me shume faqes internetit te nje biznesi se sa nje blogu personal
Verdikti: Nje platforme “GO-TO” nese ke nje biznes te madh, por ekzistojne dhe opsione te tjera dhe me te lira nese je duke krijuar nje blog personal ose nje faqe web per binzes me te vogel

10. Ghost: Ghost.org

Nje template per platformen Ghost - 10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog - Pjesa e Dyte - www.dorianqose.com

Nje template per platformen Ghost – www.dorianqose.com

Ghost eshte nje platforme per te krijuar blogs e cila ja doli me sukses fushates se saj ne Kickstarter ne Maj 2013 kur u financua me me teper se $300.000 ($275.000 me shume nga qellimi fillestar prej $25.000)

Ne fillim qe e disponueshme vetem per ata qe investuan ne fushaten e saj ne Kickstarter, por me vone u hap per te gjithe perdoruesit dhe u jepte mundesine ta shkarkonin platformen per ta instaluar ne web serverin e tyre. Ghost eshte me abonim dhe fillon nga $5/muaj per 1 blog me max 10.000 pageviews dhe shkon deri ne $80/muaj per 30 blogs me 500.000 pageviews ne rang mujor.

Ghost fitoi simpatine e te gjithe internetit kur u hodh online. Ekipi i saj premton te “inspiroje” blog-ersat nepermjet nje sistemi menaxhimi revolucionar.

Avantazhet: Ghost sjell nje fryme te re ne boten e blog-eve me nje grup te madh modulesh qe mund te pershtaten dhe per faqen e internetit te nje biznesi

Disavantazhet: Nuk eshte FALAS, disa perdorues pa eksperience teknike mund ta gjejne pak te veshtire ne perdorim

Verdikti: Ghost terhoqi vemendjen e shume perdoruesve me premtimin te nje platforme revolucionare per te krijuar nje blog (dhe jo vetem), por fakti qe ka shume kosto extra – sic eshte hostimi i blogut – e ben ate nje alternative

• Lexo: 10 Platformat Me Te Mira Per Te Krijuar Nje Blog (Pjesa e Pare)