Si Te Krijoj Nje Fushate Reklamimi Online Ne Google AdWords

Fakti qe vertete Google AdWords mund te beje mrekulli per biznesin tend, nuk do te thote qe do te ndodhi po ashtu nese ti nuk e pregatit sic duhet fushaten  tende ne AdWords. Nese nuk di se cfare je duke bere, rezultati me i mundshem qe do te ndodh eshte qe do humbasesh shume para pa asnje rezultat produktiv. Meqenese se kjo eshte dicka qe nuk deshiron asnjeri, duhet te dish si te menaxhosh efektivisht fushaten e reklamimit ne Google AdWords. Ky postim do te tregoje hap pas hapi se cfare duhet te dish qe te krijosh nje fushate te re per te reklamuar online nje produkt/sherbim ne platformen me te njohur ne bote, ne Google AdWords.

1. Zgjedh Me Kujdes Fjalet Kyce

Nese zgjedh fjale kyce te gabuara do te maresh sigurish disa klikime por pa asnje conversion. Me e keqja qe mund te ndodh eshte qe ti te paguash per klikime por mos te maresh asnje perfitim nga investimi jot. Natyrisht, zgjedhja e fjaleve kyce eshte nje proces shume, shume i rendesishem dhe per kete arsye do ta trajtoj nje postim apostafat ne te ardhmen.

2. Identifiko Bleresin/Klientin Ideal

Para se te fillojme me procesin e kerkimit te fjaleve kyce duhet bere nje pergatitje paraprake. Se pari duhet te identifikojme bleresin/klientin ideal te produktit/sherbimit. Ne fakt ne nuk jemi te interesuar per te dhenat demografike te bleresve, keto te dhena do na duheshin vetem nese do te ishim duke shitur nje produkt i cili i drejtohet nje grupmoshe te caktuar. Per shembull, supozojme se do kemi nje produkt kozmetike natyral, klientet ideal do ti pershkruanim ne kete menyre:

Keta individe qe jane te interesuar ne produkte kozmetike natyrale, dhe ata kerkojne ne menyre te rregullte te blejne produkte te tilla.

Ky pershkrim do te na ndihmoje me vone kur do te percaktojme fjalet kyce qe do perdorim, keshtu qe e mira eshte qe ta mbash mend ose ta shkruash ne nje leter!

3. Krijo Fushaten Ne AdWords

Pasi ke planifikuar se cfare fjalesh kyce do te perdoresh (gjitmone ne lidhje me pershkrimin e klientit/bleresit tend ideal) eshte momenti qe te krijosh nje fushate (Campaign) te re ne AdWords. Hap adresen  http://adwords.google.com, kliko mbi butonin “Start Now” dhe krijo nje llogari ne AdWords nese nuk ke.

Pasi je loguar ne llogarine tende, kliko mbi “+CAMPAIGN” dhe do te shfaqet nje submenu ku te rekomandoj te zgjedhesh “Search Netwok with Display Select

Krijimi i nje Campaign te re ne Google AdWords - www.dorianqose.com

Krijimi i nje Campaign te re ne Google AdWords – www.dorianqose.com

Ajo cfare eshte pak e veshtire per tu kuptuar ne fillim eshte dallimi midis nje Campaign dhe nje Ad Group. Ne parim nje Campaign eshte nje entitet me i madh qe permban disa Ad Groups te cilat permbajne Ads (reklama) te ndryshme, pra:

Campagn > Ad Group > Ads

Per shembul, nese deshiron te reklamosh Veshje, Pajisje Elektronike dhe Produkte Kozmetike eshte me mire te krijosh tre fushata/campaigns te vecanta per secilen kategori.

Vendi Dhe Gjuha

Nese klientet qe do te blejne produktin qe reklamon nuk jane ne rang global eshte e pavlere te humbasesh para per te marr klikime nga shtete dhe gjuhe qe nuk te interesojne. Kjo eshte arsyeja pse duhet te selektosh me kujdes Rajonin (Region), Shtetin (Country), Krahinen (Province) dhe shpesh here dhe Qytetin (City). Google AdWords te jep shume mundesi qe te shenjestroh me sa me shume efikasitet te mundur zonen ku do te reklamohet gjeografikisht fushata jote duke perdorur Kodin Postar dhe Rrezen ne kilometra nga nje pike te caktuar.

Zgjedhja e vendit dhe gjuhes ne AdWords - www.dorianqose.com

Zgjedhja e vendit dhe gjuhes ne AdWords – www.dorianqose.com

Rrjetat e Reklamimit Dhe Pajisjet

Nen kategorite Networks dhe Devices, mund te zgjedhesh ne cfare rrjetash dhe pasjisesh do te shfaqet reklama jote. Sic kam shpjeguar nje postim te meparshem, Nga Vjen Trafiku i Google AdWords, Display Ads dhe Search Ads perckatojne dy nga kanalet e reklamimit qe ofron platforma AdWords. Nese nuk deshiron disa nga opsionet e tjera qe ofrohen, Shopping, YouTube etj, thjesht mos i selekto ne menyre qe mos te paguash per klikime qe nuk te interesojne.

Pagesat Dhe Buxheti Ditor 

Buxheti ditor ne AdWords - www.dorianqose.com

Buxheti ditor ne AdWords – www.dorianqose.com

Ketu selekto cfare te duket me e pershtashme. Por, do te keshiloja te caktosh nje buxhet ditor, sepse ne rastin qe fushata jote shkon mire dhe nuk ka conversions mund te limitosh ne kete menyre shumen qe do te shpenzosh.

Krijo Nje Ad Group Dhe Nje Ad

Rradhen e ka krijimi e nje Ad Group, qe ne rastin tone po perdor supozim e mesiperm qe ke nje biznes dhe je duke shitur produkte kozmetike natyrale, pra Ad Group-i qe do te krijojme do emertohet “Produkte Kozmetike Natyrale #1”. Me poshte do te vendosim titullin e reklames, pershkrimin qe do te shfaqet ne rreshtin te pare dhe te dyte dhe me poshte adresen web kryesore si dhe faqen ne te cilen do te perfundoje perdoruesi pasi te kete klikuar reklamen (e njohur si landing page). Eshte shume e rendesishme te kjo pjese te kesh parasysh mire produktin qe je duke shitur dhe mos te mundohesh te vendosesh pershkrime te rreme qe do te mbledhin vetem klikime, mos harro ajo qe ka vlere ketu eshte ata perdorues qe do klikojne te jene te interesuar vertet dhe qe te blejne produktin e jo thjesht te klikojne (conversion i ulet, shume klikime, humbje parash).

 

Krijimi i nje Ad Group dhe nje Ad per fushaten tone - www.dorianqose.com

Krijimi i nje Ad Group dhe nje Ad per fushaten tone – www.dorianqose.com

Ndoshta je duke pyetur veten pse te duhet kaq shume hierarkia e nje Campaign, Ad Groups, Ads. Arsyeja eshte qe ky organizim i reklamave te jep me shume fleksibilitet. Nese ke disa reklama me te njejtat fjale kyce mund ti vendosesh keto rregulla te Ad Grupi qe i permban keto reklama dhe jo per secilen vec. Dhe sikur te kesh vetem nje reklame per te promovuar ne AdWords, duhet si fillim te krijosh nje Campaign, brenda saj nje Ad Group dhe ne fund vete reklamen. Kjo mund te duket shume pune per t’u bere por ne rastin qe do te zgjerosh reklamimin tend do te vleresosh shume faktin qe ke krijuar nje strukture te mirefillte paraprakisht.

Shto fjalet kyce dhe percakto Max Bid

Hapi i rradhes eshte te vendosim fjalet kyce per cilat do te shpjegoj me hollesisht ne nje postim te ardhshem. Ne kete pjese gjithashtu do te duhet te vendosh dhe nje Bid (oferte) maksimale per cdo fjale kyce, qe do te thote limitin me te larte qe do te ofrosh per secilen prej tyre. Supozojme qe do te vendosh nje buxhet ditor prej $20 por disa nga fjalet kyce me te kerkuara qe ke vendosur kushtojne $5+ secila per cdo klikim, kjo do te thote qe ti do te maresh 3-4 klikime ne dite gje qe eshte absolutisht e papranueshme dhe pa vlere per cfaredo lloj analize me tej.

Tashme e ke krijuar nje ide se si mund te krijosh dhe te hedhesh online fushaten tende te pare me platformen e Google AdWords. Ajo cfare duhet te besh tani eshte te vendosesh te dhenat e kartes tende per te bere pagesen dhe je gati! Me vone sigurisht qe do duhet shume modifikime dhe permiresime (per te cilat do te shkruaj ne postime te tjera) te fushates gjithmone ne baze te rezultateve qe do te maresh, por si fillim kaq mjafton per te filluar reklamimin online me Google AdWords!