Nga Vjen Trafiku i Google Adwords?

featured images - nga vjen trafiku i google adwords - www.dorianqose.com

Nga Vjen Trafiku i Google Adwords? – www.dorianqose.com

Nje nga keqkuptimet qe ndodh shpesh per ata qe sapo kane filluar me platformen e Google Adwords eshte se nga e ka prejardhjen trafiku i AdWords. Ti ndoshta mendon qe i gjithe ky trafik vjen nga nje vend te vetem. Jo, ne fakt nuk eshte keshtu. Google te lejon te zgjedhesh disa burime nga te cilat do maresh trafikun per reklamat e AdWords-it. Sigurisht ti ke mundesine te zgjedhesh nje ose disa nga keto burime por qe te besh dicka te tille duhet te dish cfare opsionesh ke paraprakisht.

google search network - nga vjen trafiku i google adwords - www.dorianqose.com

Reklamat te tipit “Search Ads” – www.dorianqose.com

Search Network

Reklamat nga rezultatet e kerkimeve (Search Ads ) eshte nje burim tjeter trafiku i rendesishem. Reklamat qe ke krijuar nepermjet AdWords do te shfaqen ne rezultatet e kerkimeve kur perdoruesit kerkojne dicka ne Google.

Display Network

Kur ti perzgjedh te perdoresh Display Network reklamat e tua do te shfaqen ne websites te ndryshme te cilat jane te njejtes gategori me rekalamen tende. Pjese e Display Network jane blogs dhe faqe ne web te cilat jane te kualifikuara per Google AdSense dhe pervec ketyre bejne pjese dhe Google Finance, Gmail, Blogger dhe YouTube.

display network - nga vjen trafiku i google adwords - www.doriaqose.com

Diplay Ads me Google AdWords – www.dorianqose.com

Nepermjet opsioneve te cilat shpjegohen me mire ne kapitullin e Display Network nga Google, mund te selektosh se ku do te shfaqen reklamat e tuan ne mobiles apo jo etj. Gjithashtu Display Network mund te perdoret vetem ose ne bashkepunim me sherbime te tjera sic jane Search Ads qe shpjegova me lart.

Opsione te tjera

Reklamat nga Display dhe Search Network mund te jene opsionet me popullore per te perdorur por ka dhe menyra te tjera ku mund te shfaqen reklamat e tua si Google Maps dhe Google Places.

Natyrisht reklamat per mobile shfaqen vetem ne pajisje te tilla dhe jane te disponueshme per te dy tipet Display dhe Search Ads. Video-reklamat nuk jane gje tjeter pervec se nje video e cila reklamon nje produkt ose nje sherbim ne vend te nje banner-i statik. Teknikisht Google Maps dhe Google places nuk jane pjese e sherbimeve te Google AdWords por nga momenti qe perbejne nje opsion per tu reklamuar ne nje hapesire lokale te limituar (geo-targeting) eshte e keshillueshme ti kesh parasysh dhe ato opsione.