Cfare Duhet Te Presesh Nga Reklamimi Me Google Adwords

Nese je i ri ne fushen e reklamimit me platformen e Google Adwords, me siguri qe do te kesh lexuar te gjithe ato histori te milionerve te AdWords dhe mbase pret dhe ti qe ne momentin e pare qe do te krijosh fushaten tende te pare, do pasurohesh. Nderkohe qe ne teori dicka e tille nuk eshte e pamundur, shanset per te ndodh dicka e tille ne realitet jane ne fakt shume te pakta. Do te duhet te kesh nje kendveshtrim me realistik, perndryshe do te zhgenjehesh shume shpejt.

Po, nje fushate e mire-organizuar ne AdWords mund te sjell trafikun qe deshiron dhe te rrise shitjet por mos prit te ndodhi ndonje mrekulli, sidomos ne kete ekonomi te paqendrueshme.

1. AdWords do te sjell vizitore qe do te duan te blejne produktin tend

Nese ke shenjestruar sic duhet fjalet kyce (keywords), atehere shanset per te convertuar vizitoret qe vijne te faqja jote web jane me te larta. Perdoruesit e internetit kerkojne gjate gjithe kohes per produkte, sherbime ose thjesht informacion dhe nese reklama jote ne Google Adwords terheq vemendjen e tyre, e klikojne ate dhe vijne te faqja jote.

Ne momenti qe jane ne faqen tende, ata ose mund te rrine ose mund te largohen. Nese informacioni, produkti ose sherbimi qe ofrohet nepermjet faqes nuk eshte ai qe vizitori ka nevoje, ata do te largohen. Kjo perben nje humbje per ty, sepse ti ke paguar per te klikuar reklamen tende dhe ata kan mberritur te faqja mirepo jane larguar pa bere ne fakt asnje blerje.

Por nuk duhet te fajsosh AdWords per dicka te tille. Ata e bene pune e tyre, shfaqen reklamen tende dhe te sollen vizitore. Patjeter qe nuk duhet te presesh qe cdo visitor viziton faqen tend do te blej domosdoshmerisht produktin ose sherbimin tend, por ne rastin qe do te kesh shume klikime dhe pak ose aspak conversions (conversion quhet ai vizitor i cili eshte konvertuart ne bleres te produktit/sherbimit ose thjesht eshte regjistruar ne newsletterin tend), kjo do te thote qe reklama jote nuk eshte ajo cfare vizitoret konsiderojne te pershtashme.

2. AdWords te ndimhon te ndertosh nje “List te klienteve potencial”

Nje menyre tjeter si AdWords mund te ndihmoje te sjellesh me shume trafik ne faqen tend eshte asistenca qe te jep per te krijuar nje Newsletter (newsletter eshte nje buletin/e-mail me informacion ose oferta i cili dergohet rregullisht pjestareve te nje komuniteti, ne kete rast listen e e-maileve qe ke krujuar ti). Adresa e-mail te nje vizitori si dhe informacione te tjera mbi cfare e intereson jane me te thjeshta per tu kerkuar, dhe me siguri shume here me e lehte se sa ti bindesh te blejne produktin tend. Ne momentin qe do te kesh krijuar nje liste te tille, mund te fillosh te dergosh e-maile me oferta dhe reklama. 

Ne kete menyre, edhe pse nuk ke arritur te shesesh nje produkt menjehere do kesh krijuar nje newsletter list me vizitore te cilet kane shfaqur interese mbi produktin/sherbimin tend dhe dicka e tille perben sukses per ty.  Ne fakt, qe te jem i sinqert, ka menyra me pak te kushtushme per te krjuar nje newsletter list se sa nga klikimi -relativisht i shtrejnte- i Google AdWords, por ka akoma eksperte te marketingun qe shenjeshtrojne klikimet me te lira ne menyre qe te krijojne nje liste te tille dhe te nxjerrin fitim nga ajo. Pra, e gjitha kjo strategji duhet disi te funksojnoje per se mbari…

Per ti permbledhur te gjitha, keto jane tre mundesite qe ekzistojne kur nje vizitor klikon reklamen tende:

  1. Blen produktin ose sherbimin tend
  2. Largohet nga faqja jote pa bere asnje blerje
  3. Regjistrohet ne newsletter ose kerkon me shume informacion rreth nje produkti/sherbimi

Eshte e qarte qe mundesia e pare eshte shume me pozitive nderkohe qe e dyta eshte shume negative. E treta ndodhet diku ne mes, neser nje vizitor regjistrohet ne newsletter mund te jete fitiprurese ose nje humbje per ty. E gjitha varet nese ti fiton leke nga cdo klikim qe paguan. Ne qofte se ti harxhon 0.50 € per te blere nje klikim dhe nxjerr nje fitim prej 1.00 € atehere Google AdWords po funksionon mire per ty.

Sic e shikon, AdWords mund te krijoje shume mundesi per ty. Megjithate kjo platforme nuk eshte e plotefuqishme. Dicka qe nuk mund te beje eshte qe te sheshi nje produkt qe eshte i keq dhe jo cilesor. Po, ne fakt ti ke te drejten te investosh shume para ne klikime edhe pse produktet qe shet nuk jane cilesore, por mos prit qe te kesh shitje te medha. Ti nuk mund te genjesh vizitoret ne asnje menyre se dicka e tille do bllokoje llogarine tende ne AdWords menjehere dhe si rrjedhoje te demtoje reputacionin e biznesit tend ne teresi.