Si fitojnë para online bloget dhe faqet e internetit? Ja si të fitoni dhe ju duke shfrytëzuar në maksimum webfaqen tuaj.

Ka shumë, por jashtëzakonisht shumë mënyra për të fituar para me një blog apo një faqe interneti. Nëse jeni duke kërkuar se si do fitoni para me faqen tuaj, atëherë keni ardhur në vendin e duhur.

Unë do të diskutoj të gjitha strategjitë dhe metodat që faqet më të suksesshme të internetit përdorin për të gjeneruar të ardhura online. Kur të keni mbaruar së lexuari këtë postim, do të dini të për të gjitha mënyrat që një faqe interneti mund të bëjë para online dhe do të jeni të armatosur me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për ta kthyer faqen tuaj në një makinë gjenerimi parash.
Para se të fillojmë, do të doja të përsërisja disa gjëra. Së pari dhe më kryesorja, në blogun ose faqen tuaj ju duhet të ofroni vlerë për lexuesit. Më pas fitimi i parave do të jetë i lehtë pasi të keni krijuar besueshmëri dhe autoritet. Gjithmonë mos harroni që nëse doni të krijoni një makinë parash nga një blog, atëherë ju duhet të zgjidhni një industri që është e suksesshme dhe për të cilen ju keni shumë njohuri, ose të paktën të keni dhëshirën e të jeni të gatshëm të mësoni gjëra të reja. Ndihmon gjithashtu fakti nëse ka më pak konkurrencë në aspektin e rangut të motorëve të kërkimit në atë kategori që keni zgjedhur. Ju mund të përdorni një mjet si SEMRush për t’ju ndihmuar në kërkimin e keywords më të përshtashme për ju. Por mjaft me këto, le të shohim se si ju mund të fitoni para online!

Nëse keni krijuar më parë një faqe interneti me trafik të mesëm ose të lartë në kategorinë e duhur (që në këtë postim do ta quaj niche), atëherë ju do ta keni më të lehtë. Por do na duhet të gërmojmë pak, para se të arrimë objektivin tonë, pra duke përdorur modelin e duhur të gjenerimit të të ardhurave ju mund të bëni një ndryshim të madh në sasinë e parave që do të fitoni çdo muaj.

Në përgjithësi, zoteruesit e faqeve ose blogeve të internetit fitojnë duke përdorur këto mënyra:

  1. Duke shitur gjërat e tyre (në formë produkti, shërbimi, librave elektronik ose trajnimeve)
  2. Duke reklamuar dhe duke përdorur Marketingun Affiliate (pra shitja dhe promovimi i shërbimeve e produkteve të bëra nga të tjerët)

Në fund të fundit, idea është që të fitoni para ose do shishni produktet ose shërbimet tuaja osë produktet ose shërbimet e të tjerve.

Por tani lë të shohim si dhe ju mund të fitoni para nga faqja e internetit ose blogu juaj.

Shisni hapësiren bosh e webfaqes për banera & reklama

rekla dhe banera per blog - si te fitojme para me blogun ose faqen e internetit - dorianqose-com

Ju mund të shisni hapësirë reklamimi në formen e banerave në për biznese ose individë. Mëgjithëse ngjan e lehtë, nuk është dhe aq sepse pagesat varijonë dhe nuk ka një standart.

CPM – Reklamim Pay Per Impression (Cost Per Mille)

Ju fitoni para sa herë shfaqet reklama e një sponsori në faqen tuaj. Pra, ju do të shpërbleheni për çdo një mijë impressions (shfaqje) që gjenerohen nga vizitat e blogut tuaj. Në përgjithësi ju do të fitoni diku midis $1-$7 për një mijë impressions në varësi gjithmonë të industrisë të sponsorit tuaj. Rrjeti më i njohur i reklamave CPM është BuySellAds.

PPC – Reklamim Pay Per Click

Këtu ju fitoni para sa herë dikush klikon një baner ose link në faqen tuaj. Kjo metodë funksionon më mirë nga CPM kur PPC është e lartë, por përseri është në varësinë e niche që keni blogun tuaj. Gjithashtu ju mund të regjistroheni në shumë ad networks të tjera për të shfaqur reklama në blogun tuaj, si Google AdSense, The Blogger Network, Rev Content, MediaVenus e shumë të tjera.

Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë e vlerësimit tim për Ad Network MediaVenus

Për ju që përdorni WordPress për faqen/blogun tuaj, mund të provoni BuySellAds, dhe një FREE plugin për integrimin e reklamave mund ta shkarkoni këtu Advanced Ads. Reklamimi nepërmjet rrjeteve PPC është i mirë kur keni një faqe interneti që mbulon një spektër të gjërë tematikash, pra niche të ndryshme. Por nëse faqja juaj synon një niche ose keywords të caktuar, më shumë mundësi marketingu Affiliate është një strategji më e mirë për të fituar para.

I njohur gjithashtu si CPA ose Cost Per Action, marketingu Affiliate është një mënyrë jashtëzakonisht fitimprurëse për të gjeneruar të ardhura nga blogu juaj. Nëse zhvillohet në mënyrën e duhur marketingu Affiliate mund të gjenerojë për faqen tuaj shumë para, pra fitime të ngjashme më reklamat CPM dhe PPC. Marketingu affiliate ose i referimeve siç do thonim në Shqip është shumë i vështirë për t’u përdorur, prandaj lë ti futemi më thellë kësaj metode duke e shpjeguar më poshtë.

Marketingu Affiliate

marketingu i referimeve affiliate - si te fitojme para nga blog ose faqja e internetit - dorians blog dorianqose-com

Ashtu dhe si emri vetë mund të sygjerojë, faqja juaj vepron si referues për të shitur produktin ose shërbimin e dikujt tjëter.

Si funksionon marketingu Affiliate?

Ju promovoni një produkt të caktuar në faqen tuaj, vizitori identifikon produktin si një zgjidhje efektive për nevojat e tij dhe kryen blerjen e produktit. Ju merrni një përqindje të paracaktuar ose një komision fiks për çdo blerje të bërë nga një vizitor i cili kalon nga faqja juaj për të zbuluar produktin ose shërbimin dhe më pas e bën blerjen në faqen e internetit të prodhuesit të produktit ose krijuesit të shërbimit. Shumë e thjeshtë apo jo? Kompanitë që sponsorizon programin Affiliate e bejnë këtë gjë sepse gjejnë një klient të ri nepërmjet jush,  pra vizitori juaj gjeti një produkt të ri dhe kompania fiton dhe ju merrni një komision. Të tre palët e përfshira përfundojnë me diçka që nuk mund të kenë pasur ndryshe. Ju punoni si ndërmjetës midis blerësit dhe shitësit dhe paguani për ta bërë këtë gjë.

Fushatat e marketingut Affiliate japin mundësi fitimi të reja për sponsorin dhe krijojnë komisione për faqen tuaj në mënyrë efektive vetëm kur niche e faqes tuaj është e ngjashme më kategorinë e produktit affiliate normalisht. Sa më pak lidhje të ketë faqja juaj më produktin affiliate aq më pak para do të fitoni. Për shëmbull unë kam një blog për WordPress, Marketing Online dhe SEO, pra i përket një niche të marketingut online dhe nuk mund të behem affiliate në një kompani që shet tenxhere… E kuptoni vetë që produkti affiliate që do të reklamoni duhet të jetë një projektim e asaj për të cilën flisni në faqen tuaj. Pra, unë kam më shumë mundësi të kem fitime duke u bërë affiliate në kompani Hostimi (si Hostgator, Namecheap, Siteground, GoDaddy) e në produkte të ngjashme se sa të shes diçka komplet tjetër për tjetër. Njerëzit që vizitojnë blogun tim do të “habiten” dhe normalisht do largohen pa bërë blerje.


Këshilla #1: Zgjidhni produkte affiliate sa më afër tematikës së blogut tuaj të jetë e mundur. Kompanitë e reklamave PPC & CPM vëndosin në mënyrë automatike reklamat e duhura që do të shfaqen në faqen tuaj por kur behet fjalë për kompanitë e reklamave CPA, jeni ju ata që duhet të gjeni produktin e duhur për të reklamuar.


Shkruani postime të gjata, më shumë keywords e të ndershme, asnjëherë mos “kaloni cakun” dhe rekomandoni një produkt ose shërbim që nuk keni përdorur. Është e këshillueshme të verifikoni tiparet e një produkti përpara se të shkruani një artikull të asnjëanshëm. Për të dhënë një rishikim pozitiv për çdo produkt, përdoreni atë në radhë të parë ose lexoni shumë informacione për atë produkt në internet ose nga postime nga të autoritarve të fushës të cilët kanë një histori të paanshme dhe të ndershme në vlerësimet e tyre (qëllimi juaj përfundimtar duhet të jetë të bëni blogun tuaj një tuaj në imazhin e tyre, pra një faqe autoritare në një niche të caktuar) . Dhe të jeni informues, të hollësishëm dhe të përpiqeni të ndihmoni lexuesit tuaj të gjejnë produktet më të mira. Nëse e keni përdorur një produkt atëherë akoma më mirë sepse do ja shtoni akoma më shumë vleren e artikullit tuaj!


Këshilla #2: Jini të sinqertë dhe informues. Dhe në qoftë se keni përdorur produktin paraqisni të gjitha anët pozitive dhe negative. Përndryshe do të humbni besimin e lexuesve dhe si rrjedhojë të ardhurat potenciale.


Shkruani për alternativat të tjera të produktit që po reklamoni. Asnjëherë mos rekomandoni një produkt të vetëm, gjithmonë ofroni zgjedhje të shumta për lexuesit tuaj. Qellimi i blogut që keni është të informojë lexuesit. Shumë bloge të njohura si ShoutMeLoud shkruajnë rreth 10 ~ 20 alternativa të ndryshme në një postim për një produkt të caktuar, gjë që e bëjnë për të ndihmuar në zgjedhjen e duhur të lexuesve të tyre. Alternativat e ofruara duhet të mbulojnë një spektër sa më të gjerë informacioni, aq më shumë kur prisni që lexuesi juaj të paguajnë për një produkt.


Këshilla #3: Prezantoni lexuesit tuaj me alternativa të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të rekomandoni zgjedhet më të mira sipas mendimin tuaj, por përpiquni të përfshini sa më shumë alternativa që përshtaten tipeve të ndryshme të lexuesve që vizitojnë faqen tuaj.


Rekomandoni çfarë është më e mira për lexuesit tuaj dhe jo për vetën tuaj. Programe të ndryshme affiliate kanë komisione të ndryshme dhe disa nga ato mund të jenë më fitimprurëse nga të tjerat. Por këto që janë më fitimprurëse mund të mos jenë domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë për lexuesit tuaj, që në fund të fundit po kërkojnë dhe prandaj kanë vizituar blogun tuaj. Një eksperiencë personale e imja ka qenë me rrjetin Affiliate të AliExpress. Pash që kishte komisione interesante dhe vendosa disa banera në blogun tim, mirëpo mbas një 3-4 ditësh pash që në një artikull tim në lidhje me marketingun affiliate baneri po shfaqte disa produkte që nuk kishin aspak lidhje me blogun tim… dhe vertet u habita si bëra një gabim të tillë! Nuk dëshiroja që vëmendja e lexuesve të mi të terhiqet nga një X produkt i cili nuk ka aspak lidhje me blogun tim edhe pse unë do fitoja disa $ nga çdo shitje. Vendosa ti heq menjëherë ato reklama sepse lexuesit e mi meritojnë të shohin produkte dhe shërbime për të cilat kanë ardhur këtu në plan të parë. Unë po mundohem që të shkruaj postime me vlerë dhe informative për lexuesit e mi, të cilët me respektojnë duke vizituar blogun tim dhe një produkt që nuk ka aspak lidhje më atë çfarë ata kërkojnë nuk ka kurrësesi vënd në ketë blog. Pra pranoj të fitoj më pak duke ofruar vertët vlerë me postimet që shkruaj e ata vizitorë të vijnë përseri në faqen time sesa të vijnë njëherë të shohin diçka që nuk pelqëjnë e mos të kthehen më…


Këshilla #4: Më mirë një pjesë e vogël ë tortës sesa… e dini vetë si përfundon 😉


Bëjeni të qartë lexuesve tuaj kur keni vendosur një link affiliate, informojni ata që ju do të merrni një komision për produktet/shërbimet që rekomandoni. Lexuesit tuaj duhet të dinë, se kjo është mënyra se si faqja juaj gjeneron të ardhura për të paguar kostot e për t’a mbajtur atë online e për kohën që ju shpenzoni duke shkruar këto postime. Jam shumë i sigurt që ata do t’ju mirëkuptojnë dhe do të fitoni respektin e tyre.


Këshilla #5: Bëjani të qartë vizitorëve kurrë vendosni affiliate links në për postime. 


Mos mbingarkoni me produkte lexuesit tuaj dhe mos “mbysni” përmbajtjen e një postimi me shumë linke affiliate. Përpiquni të përdorni minimumin. Sepse nëse e bëni këtë gabim dikush mund të mendojë që ju po përfitoni nga rekomandimet që jepni në për postime e që ju po mundoheni t’i shisni diçka më forcë! Ky është një GABIM QË NUK DUHET TË BËNI ASNJËHERË

Gjithmonë përpiquni të krijoni lidhje me audiencën tuaj duke qenë informativë, intuitive dhe më e rëndësishmja të ofroni ndihmë. Pasi ta keni përshkruar problemin që po përpiqeni të zgjidhni, i cili duhet të përputhet me atë që dhe lexuesit tuaj po mundohen të zgjidhin, vetëm dhe vetëm atëherë duhet të promovoni një produkt si një zgjidhje të mundshme më një affiliate link. Gjithmonë postimet tuaja duhet të kenë finesë dhe mos të jenë agresive.

Mos harroni se marketingu affiliate mund të ndihmojë të fitoni shumë para, në qoftë se keni targetuar niche e duhur. Jo vetëm që faqja juaj duhet të lidhet me niche që keni zgjedhur, por kjo niche në total si kategori më vete duhet të ketë trafik të mjaftueshëm të targetuar e me interesa specifike. Marketingu affiliate tenton të jetë shumë specifik dhe nuk do të funksionojë nëse nuk ka para nëse në një treg që nuk ka potencial dhe fuqi blerëse.

Para se të vendosni për të nisur një fushatë marketingu affiliate në faqen tuaj, provoni lexoni rreth programeve affiliate të ofruara nga dhjetë kompanitë më të mëdha në niche tuaj. Studjoni fitimet kanë klientët e tyre si dhe përqindjet e komisioneve që ofrojnë. Shihni nëse statistikat kanë kuptim dhe nëse ky produkt affiliate është i përshtatshëm për niche e faqes tuaj.

Për shëmbull MyThemeShop ofron 70% komision në çdo klient të ri që u çoni atyre. Pra, nëse klienti që dërgoni ju, shpenzon $100 duke blerë një produkt ju fitoni automatikisht $70! Jo keq apo jo? Unë e përdor programin affiliate e MyThemeShop dhe ju rekomandoj ta provoni dhe ju nëse keni një blog të ngjashëm me blogun tim! Ju mund të regjistroheni falas këtu.

Programi affiliate i MyThemeShop - Si te fitoni para me blogun ose faqen tuaj te internetit - Dorian Qose blog

Në krahasim me Elegant Themes që ofron 50% komision dhe StudioPress që ofron 35% komision, MyThemeShop është mjaft mirë dhe me një gamë të gjërë Templatesh, Pluginesh për WordPress. Nëse secila nga këto dy të fundit më bën mua më shumë shitje krahasuar MyThemeShop, sigurisht do të ishin një zgjidhje më e mirë, por meqënese fitimet e mia nuk kanë ndonjë diferencë të madhe krahasuar me Elegant Themes dhe StudioPress ateherë do t’ju sygjeroja të regjistroheni në te treja si affiliate. Në këtë mënyrë ju mund të jepni lexuesve tuaj më shumë mundësi për të zgjedhur.

(KUJDES: Kontrolloni për sa kohë është e vlefshme tracking cookie që çon trafik në produktet affiliate. Ndryshe quhet si tracking cookie period, dhe zakonisht kjo periudhë është 60 ditë ose më shumë. Kjo do të thotë që për çdo shitje të dytë, të tretë etj. e bërë si rezultat nga referimi i faqes tuaj, ju nuk fitoni më asnjë komision). Marketingu affiliate kërkon shumë trafik dhe shumë unique visitors.

Shembujt e mi mund të kenë qenë specifike për niche (tregun, kategorinë, fushën) e  WordPress dhe marketingut online për arsye se unë jam njohur më shumë më WordPressin dhe marketingun online. Komisionet ndryshojnë nga kategoria në kategori, pasi sasia e blerjeve ndryshon. Shikoni të gjitha programet affiliate të kompanive dhe identifikoni gjasat që ata të gjenerojnë një fluks të qëndrueshëm parash për ju e që është i qëndrueshëm me kalimin e kohës. Dhe provoni disa prej tyre para se të vendosni mbi një ose dy prej tyre.

Kompania e hostimit të faqeve të internetit Bluehost ka një program affiliate fantastik për shumë arsye, dhe në vënd se t’ju lodh duke ju thenë “pse” do ju tregoj një histori për Pat Flynn. Pat Flynn ka fituar $424,800 vetëm në vitin 2014 nga programmi affiliate i Bluehost, një shumë që përbën rreth 40% të fitimeve affiliate dhe rreth $670,000 nga programe të tjera affiliate. Tani, mos harroni që faqja e tij has burime të shumta të ardhurash dhe perveç Bluehost affiliate ka dhe burime të tjera që i japin të pakten $50,000 secila e mos them më shumë. Unë ju rekomandoj t’i hidhni një sy faqes se Pat e deklaratave të të ardhurave të tij. Do të vini re se pavarësisht nga diversiteti i burimeve të të ardhurave që gjeneron ai bën rreth 65% të totalit nga programet affiliate. Kjo besoj e ilustron mjaft qartë fuqinë e marketingut affiliate.

Disa gjëra rreth reklamave PPC, CPM dhe CPA


Këshilla #6: Banerat nuk janë më të vertetë zgjidhja jua më e mirë, raporti click-though e tyre është shumë herë më i ulët krahasuar me linket e integruara në për postime dhe artikuj. Por, nëse keni hapësirë boshe në blogun ose faqen tuaj të internetit, ndoshta atëherë ju mund të shtoni disa banera për të rritur të ardhurat nga reklamimi online.


Këshilla #7: Shmangni ndërmjetësit, në këtë mënyrë shumë Ad Networks mbajnë një pjesë të mirë nga pjesa juaj e fitimeve. Mos harroni që marrëveshje të drejtpërdrejta me kompanitë e produkteve affiliate janë gjithmonë një zgjedhje më e mirë së të kaloni nepërmjet një ndërmjetësi. Por gjithashtu është dhe shumë më e vështirë.


Këshilla #8: Asnjëherë mos i mbysni postimet tuaja me shumë banera dhe text links.


Këshilla #9: Përdorni një program ose plugin për të krijuar një heatmap të faqes ose blogut tuaj dhe vendosni në ato pjesë reklamat tuaja për click-through-rate më të lartë (një heatmap tregon cilat pjesë të një faqe interneti ose blogu tërheq më shumë vemëndjen e vizitorëve).


Këshilla #10: Ndërkohë që reklamimi me banera (jo banera të bazuar në rrjetet PPC, CPM dhe CPA) zakonisht paguan çdo një ose dy muaj dhe ofrojnë deri diku siguri, por nëse trafiku i faqes tuaj dyfishohet ose trefishohet ju përsëri do të fitoni të njejtën shumë. Ndërsa reklamimi bazuar në PPC, CPM dhe CPA paguan bazuar në aftësinë që ka faqja ose blogu juaj në konvertimin e trafikut në shitje e në impressions. Pra, më shumë trafik më shumë para!


Shisni online produktet/shërbimet tuaja

shisni-online-produkte-dhe-sherbime-dorianqose-com-si-te-fitojme-para-online

Krijimi i një faqe interneti ose një blogu për të gjeneruar të ardhura bazohet kryesisht në projektimin e vetes tuaj, si ekspertë të fushës. Prezantimi i vetës tuaj si një ekspert është i rëndësishëm sepse është ajo në të cilen mbështetet blogu juar për të gjeneruar të ardhura. Dhe kjo përpjekje ndihmohet akoma më shumë duke krijuar produkte në atë fushë të veçantë ose në ofrimin e shërbimeve alternative që përseri kanë lidhje më të njejtën fushë ose një tjetër të ngjashme.

Unë në këtë blog publikoj shumë artikuj rreth Marketingut Affiliate, WordPress, Search Engine Optimization, si dhe Këshilla të ndryshme. Kjo ndihmon në rritjen e besueshmërisë, kredibilitetin dhe audiences së vizitorëve dhe si rrjedhojë ndihmon me shitjen e produkteve affiliate ose shërbimeve.


Këshilla #11: Krijimi i postimeve interesante  (dhe më e rëndësishmja) të dobishme do të ndihmojë prezantimin e autorit si një ekspert të fushës dhe do të sjellë më shumë shitje. Kjo nuk do të thotë që marketingu online është i kufizuar vetëm në produktet dixhitale si WordPress Themes, Hosting e kështu më rradhë, por mund të shtrihet në pothuajse çdo industri për të cilën ka interes të mjaftueshme në internet. Kompanitë në cilëndo fushë që operojnë mund të sheshin produktet e tyre nepërmjet internetit. Një rast që mund të përmënd është një blogere Shqiptare që nepërmjet blogut të saj rreth fashion dhe kozmetikës arrin të fitojë mjaft para duke shitur produkte që promovon. Nga e di unë këtë gjë? Unë e ndihmoj atë në pjesën teknike si dhe në mirëmbajtjen e blogut saj në WordPress.


Këshilla #12: Shitja e shërbimeve e produkteve dhe shkrimi i artikujve/postimeve në të njejtën industri/niche/kategori sjell më shumë vizitorë dhe si rezultat më shumë klientë potencialë.


 Shtoni direktori lajmërimesh në faqen tuaj

shtoni-lajmerime-ne-faqen-e-internetit-ose-blogun-tuaj---dorianqose.com---si-te-fitoni-para-me-blogun-ose-faqen-tuaj-te-internetit-222

Në thelb, ky është versioni online i lajmerimeve që paguani për të publikuar në një gazetë për shëmbull  dhe një mënyrë e thjeshtë për të fituar para online. Gjëja më e mirë për këtë tipologji faqesh është se nuk keni asnjë kufizim për numrin e kompanive, bizneseve ose individëve të cilët mund të shtojnë lajmerime në faqen tuaj.

Shëmbull të këtyre faqeve është shqiptaret Njoftime.com, ACP.al dhe MerrJep.al.

Ju mund të kërkoni një tarifë fikse ose një komision për çdo vizitor që çoni drejt sponsorave tuaj. Dhe në varësi të fokusit primar të blogut tuaj, direktoritë janë një mjet i dobishëm për të ndihmuar vizitorët tuaj në atë që kërkojnë. Për shëmbull për një blog në lidhje me pasuritë e paluajtshme, ju mund të krijoni një direktori për agjentët e pasurive të paluajtshme 😉


Këshilla #13: Shtimi i një direktorie kërkimi shërbimesh në faqen tuaj mund të jetë një opsion shumë i dobishëm për lexuesit, sidomos nëse ato kanë lidhje më kategorinë e blogut tuaj.


Për përdoruesit e WordPressit, ka disa Templates që mund t’ju ndihmojnë në këtë gjë. Megjithatë nuk do ju rekomandoja një Template direktorish, sepse ato janë shumë të ngarkuara e të renda dhe normalisht kërkojnë hostim më të fuqishëm e rrjedhimisht më të shtrejntë. Në vënd të kësaj ju mund të përdorni pluginin Business Directory  për WordPress, për të shtuar këtë funksionalitet në blogun tuaj.

Direktori me lajmerime pune

shtoni-lajmerime-ne-faqen-e-internetit-ose-blogun-tuaj---dorianqose.com---si-te-fitoni-para-me-blogun-ose-faqen-tuaj-te-internetit-2

Kjo ide është mjaft e ngjashme me direktoritë që përmënda më lartë. Faqet e punësimit mund të jenë një burim jashtëzakonisht i dobishëm i të ardhurave nga një faqe interneti, ku personi që poston një lajmerim pune paguan një tarifë mujore. Shëmbull konkret është përsëri  Njoftime.com (që ka lajmerime të kategorive të ndryshme) dhe DuaPune.com.

Pro Blogger është një shembull i shkëlqyeshëm i një faqe interneti me një sistem shumë të mirë lajmerish pune. Kur kontrollova faqen e tyre, ata kishin rreth 30 vende pune të shpallura në 4 faqe të ndryshme, që do të thotë rreth 120 postime pune. Kjo përkthehet në rreth $6000 të ardhura në muaj. Për të hapur një website për lajmerime punësh ju mund të përdorni një nga këto templates:

si te fitoni para online me blogun ose faqen tuaj te internetit


Këshilla #14: Gjenerimi i të ardhurave me direktoritë e punësimit është një ide me të vërtetë e zgjuar, sepse ju keni shumë pak punë në mirëmbajtjen dhe keni shumë mundësi fitimi. Por, të dyja këto metoda kërkojnë shumë punë nga ana e programimit web, sidomos në rastet që nuk do të bazoheni në një template të gatshëm.


Ofroni Postime të Sponsorizuara

postime te sponsorizuara - si te fitojme para me blogun ose faqen e internetit - dorianqose.com

Wefaqe me autoritet dhe me trafik të konsiderueshëm shpesh marrin kërkesa nga bizneset e vogla për të postuar kritikat e produkteve ose shërbimeve të tyre të reja. Dhe ju mund të ofroni busineseve për të shkruan një vlerësim në blogun tuaj për një produkte të reja. Këto postime të sponsorizuara mund t’i ofroni më pagesë. Në blogun tim ofroj postime të sponsorizuara më pagesë, i fundit është Vlerësim e MediaVenus Native Ad Network. Sekretet e suksesit! Dhe ndërkohë që është në rregull të publikoni postime në formë të një kritike të sponsorizuar, nuk duhet kurrë të ofroni mendimin tuaj dhe besueshmërinë që keni krijuar me blogun tuaj për shitje! Në përgjithësi postimet e sponsorizuara sjellin një sasi të mirë parash për një punë relativisht të vogël.


Këshilla #15: Postimet e sponsorizuara janë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para!


Ju mund të klikoni këtu nëse dëshironi të postoj në blogun tim një artikull të sponsorizuar për produktin ose shërbimin tuja të ri!


Këshilla #16: Postimet e sponsorizuara ju përvec perfitimit monetar ju ndihmojnë të njiheni me produkte të reja që shpesh herë nuk janë hedhur akoma në treg.


Krijoni një eBook, Trajnim, Kurs Premium

Krijoni-një-eBook-Trajnim-Kurs-Premium

Ju mund të shkruani përmbajtje që është shumë e vështirë për ta gjetur në internet (diçka të veçantë dhe me vlerë) dhe ta “paketoni” atë në formën e një produkti e ta shisni. Kjo përmbajtje që po flas mund të jetë në formën e një libri elektronik (eBook) ose një kursi/trajnimi interaktiv. Në fillim ju duhet të ofroni një pjesë të vogël të produktin tuaj dixhital FALAS për të tërhequr vizitorët për ta blerë. Ju këshilloj që të jini specifik në lidhje me produktin që do të ofroni si dhe çfarë përfitimesh do ketë dikush nëse e blen. Si një shëmbull po ju them një rast që u regjistrova në një Webinar për marketing në Instagram, totalisht FALAS (vetëm me emailin tim) dhe autori në fillim ishte shumë i qartë për çfarë do të fliste dhe çfarë do të mësoja duke e ndjekur këtë mini-trajnim. Po them mini-trajnim sepse në fund të webinarit autori ofronte me pagesë trajnimin e plotë. Pra, ja ku keni një shëmbull konkret se si funksionon mënyra që “jep diçka FALAS në fillim e pastaj kërkohu lekët” 😉


Këshilla #17: Kjo ide nuk do të funksionojë nëse ju ofroni një trajnim ose ebook me pagesë që mund të gjëndet FALAS në internet.


Aktualisht po përdor Udemy për disa trajnime për marketingun online dhe në rrjetet sociale dhe ata kanë realisht një strategji fantastike. Ju japin akses në disa kurse falas dhe më pas ofrojnë kurset premium më pagesë. Kur bëhet fjalë për për produkte premium ju keni dy modele shitjesh, ose t’i shisni ato një-herë e mirë osë t’i ofroni ato në formë abonimi javor, mujor e me rradhë.


Këshilla # 18: Në modelet e shitjes për produktet premium me pagesë, besoj se një model hibrid i abonimit + freemium* është zgjedhja më e mirë për shumicën e rasteve. Kjo mëtodë ka patur sukses të jashtëzakonshëm. Në Azi për shëmbull, modeli freemium* i dyqanit online App Store përbën 90% të totalit të të ardhurave. Shumë plugins dhe themes për WordPress punojnë me modelin freemium* të inkorporuar me abonimet, përsëri ata kanë qenë shumë të suksesshëm.

[Freemium do të thotë të ofrosh një pjesë të vogëk të një produkti falas por duke berë më pagesë pjesën tjetër. Pra për një eBook mund të ofrohet vetëm kapitulli i parë falas ndësa pjesa tjetër me pagesë. Në një plugin për WordPress mund të ofrohen funksionalitet bazike falas por funksionet më të rëndësishme janë me pagesë, po ashtu funksionojnë dhe templatet për WordPress.]


Shkruani një eBook

shkruani-nje-ebook---dorianqose.com---si-te-fitojme-para-me-nje-blog-ose-nje-website

Po të vini rë, bloget me të suksesshme në internet drejtohen nga autorë ose gazetarë të mirë, programues web, specialistë SEO dhe specialistë të marketingut online. Shumë faqe interneti të renditura në vënd të parë në Google, drejtohen nga njerëz më shumë vite eksperiencë në atë fushë. Mirëpo shpesh herë një postim i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të përcjellë të gjitha njohuritë që mund të ketë dikush.

Një libër nga ana tjetër është një kanal shumë i madh për të shpërndarë njohuritë që posedoni lexuesve tuaj. Pasi të keni arritur një pikë që blogu ose faqja juaj e internetit ka trafik të konsiderueshëm dhe ka krijuar njëfarë autoriteti atëherë një liber është një ide fantastike!

Librat elektronikë ose eBooks janë një ide shumë e mirë edhe nëse i ofroni ato falas… por në fund të fundit kush punon falas? Unë jo po ashtu dhe ju! Pra ajo që ju këshilloj është të ofroni një pjesë të librit falas ndërsa pjesën tjëter me pagesë.

Informacioni i dobishëm është vështirë të gjëndet dhe një libër i lindur nga eksperiencat tuaj personale në një fushë të caktuar ka gjasa të ketë shumë sukses. Në përgjithësi eBooks që shohim në internet ofrojnë një formë vetë-përmirësimi (Si të fitoni para duke punuar nga shtëpia, Rrisni trafikun e blogun tuaj me 300% më këto tre hapa, Si të rrisni vetëbesimin tuaj etj), dhe këto libra kanë shumë shitje ma besoni! Kjo nuk do të thotë që dhe ju duhet të shkruani një libër ekzaktësisht për këto tematika por të gjeni diçka që me të vërtetë jeni të mirë informuar dhe keni shumë njohuri.


Këshilla # 19: Këto libra ofrojnë njohuri të dobishme për njerëz të vërtetë për të ndihmuar të tjerët personalisht ose profesionalisht.


Nëse jeni të bindur që mund të shisni një eBook ka mundësi të bëni lexuesit e blogut tuaj të pakënaqur. Për ta shmangur këtë gjë ndajeni librin në disa pjesë dhe ofroni të parën falas. Siç e përmenda dhe më parë modeli FREMIUM është mënyra e duhur kur bëhet fjalë për produkte/trajnime/ebooks premium.


Këshilla # 20: Përveç të gjitha stimujve për monetarizim, librat gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e brandit tuaj në internet. Sigurohuni që të zgjidhni rrugen e duhur, mund të jetë një mjet marketingu shumë i fuqishëm dhe t’ju mundësojë të arrini një audiencë më të madhe.


Webinars / Trajnime Online

Shkrimi i postimeve interesante dhe të dobishme për audiencën tuaj është diçka e fantastike, por webinaret janë një mjet i fuqishëm që përdor më shumë se sa thjesht sensin e shikimit, pra leximit të postimeve. Webinaret mund të ndihmojnë të veçoni faqen tuaj ndaj konkurrencës dhe nuk duhet t’i nënvlerësoni se sa të dobishme mund të tregohen për suksesin tuaj.

Webinanet janë një mënyrë shumë herë më e mirë se thjesht tekst kur bëhet fjalë për edukimin dhe informimin e njerëzve. Ofroni një ose dy webinare falas, mësoni vizitorve tuaj diçka me vlerë n; fillim dhe më pas pjesën tjetër e bëjeni me pagesë. Një shërbim që mund të përdorni për këtë qellim është GoToWebinar.


Këshilla # 21: Provoni të bëni video në YouTube për praktikë, të perfeksiononi mënyrën shpërndarjes të njohurive tuaja dhe të pregatiteni në mënyrën e duhur për webinarin tuaj.


Email Marketing

fushata-email-marketingu---si-te-fitojma-para-nepermjet-blogun-apo-faqes-te-internetit---dorianqose.com

Krijimi i një liste të fusqishme emailesh është gjithmonë një mjet shumë i rëndesishëm për një blog dhe ndihmon në ndërtimin e një audience solide. Kështu nuk keni pse të mbështeteni tërësisht në shpërndarjet në për rrjete sociale ose në rënditjen në për motorët e kërkimit për të marrë trafik. Lexuesit do të vazhdojnë të vizitojnë faqen tuaj shumë kohë pas vizitës tyre të parë, nëse regjistrohen në një email newsletter javor ose mujor. Shumica e blogeve dhe faqeve të internetit më audiencë besnike kanë lista emailesh të majme me qindra mijëra emaile të regjistruara.

Ju gjithashtu mund të përdorni email marketingun për të shitur produkte affiliate ose mund të shisni vetë produktet tuaja. Sido që të jetë email marketingu është një mjet i fuqishëm që do t’ju sjellë të ardhura të qëndrueshme dhe trafik të vazhdueshëm në faqen tuaj.


Këshilla # 22: Një listë me emaile është një grup njerëzish me interesa dhe karakteristika demografike shumë të ngjashme me njëri tjetrin e cila është dhe arsyeja përse u regjistruan në plan të parë në newsletterin e blogut ose faqes tuaj. Sigurisht që mund të prisni një konvertim më të mirë kur shisni produkte nepërmjet email marketingut. Ju mund të përdorni programe online si AWeber ose MailChimp për t’ju ndihmuar në automatizimin e fushatave të email marketingut.


Këshilla # 23: Përdorni popupet në mënyrë efektive dhe do të rrisni efektivisht numrin e emaileve të grumbulluara që nga muaji i parë.


Mendimet Përfundimtare

Pas një postimi kaq të gjatë kam përshkruar për mendimin tim disa nga mundësitë më të mira se si të fitoni para online nepërmjet blogut ose faqes tuaj të internetit. Megjithatë mund mund të bëj një parashikim se sa mirë do të funksionojë çdo secila nga metodat për ju. Vetëm ju mund ta gjykoni këtë. Dhe e vetmja mënyrë që mund ta bëni është t’i provoni vetë gjërat!

Por, para se të filloni të reklamimin online, mos harroni të pyesni veten: “A po ofroj me të vërtetë diçka të vlefshme për lexuesin tim?, A ka diçka të re që po sjell postimin/produktin/shërbimin tim? “. Njerëzit do t’ju besojnë dhe do të blejnë produktet që u reklamoni, por gjithmonë nëse përgjigjja e dy pyetjeve të mëparshme është një “Po”!

Kur është fjala për shitjen e produkteve tuaja dhe përmbajtjes premium, gjithmonë mos harroni të tejkaloni pritjet e lexuesit. Unë do të rekomandoj modelin freemium për të gjithë përmbajtjen tuaj premium. Në një model freemium, ju ofroni një pjesë të rëndësishme të përmbajtjes suaj falas, por vetëm sa për të tërhequr dikë që ta blejë atë. Por nëse është një produkt dixhital si për shembull një plugin ose ndonjë produkt tjetër që kërkon ndihmë të vazhdueshme, mbështetje dhe përditësime, atëherë një model abonimi është një zgjedhje më e mirë.

Dhe sa i përket reklamimit në emër të të tjerëve, nëpërmjet ndonjë prej metodave të shumta të diskutuara më parë. Gjithmonë pyesni veten: “A do të blej këtë shërbim / produkt që unë jam duke rekomanduar nëse i kam të njëjtat kërkesa si lexuesit e mi?”. Është shumë më e lehtë për të bindur dikë tjetër për të blerë diçka nëse jeni i bindur për cilësinë e produktit që po rekomandoni.

Mos u mbytni me një metodë të vetme për të fituar para online, sigurohuni që të provoni secilin prej tyre për një periudhë tre mujore apo më shumë. Asnjëherë më shumë se tre ose katër në një kohë dhe sigurohuni që t’i jepni secil[s teknikë monetizimi një shans të drejtë, t’i jepni secilës hapësirën ​​e vet.

Nëse futni të gjitha reklamat affiliate në formën e linkeve në për postime, nuk mund ta krahasoni atë me një banner që është gjithmonë i dukshëm në çdo faqe të blogut tuaj. Vendosni të gjitha teknikat e monetarizimit në mënyra të barabarta dhe jepini atyre një gjykim të drejtë. Kjo mund të marrë një kohë, por në fund do ja vlejë përpjekja.

Nuk ka rëndësi se sa statistika do të lexoni në internet për marketingun online, askush nuk mund të parashikojë rezultatin që do të ketë blogu apo webfaqja juaj. Ju duhet të bëni shumë prova dhe të perfeksiononi modelin tuaj ideal të teknikave të gjenerimit të të ardhurave online.

Shpresoj se ky postim i gjatë ju është dukur i dobishëm 🙂 Regjistrohuni në blogun tim për më shumë postime si ky!