6 Këshilla për një email marketing të suksesshëm

Shume njerëz janë nxituar dhe e kanë konsideruar që marketingu në formën e emaileve nuk është një metode efektive reklamimi dhe promovimi të produkteve dhe të shërbimeve të një biznesi.

Ka një trend, sipas të cilit specialistet e marketingut (marketers) nga njeherë vendosin të menjanojnë një nga praktikat e marketingut dixhital. Email Marketingu ka rënë viktim e këtij trendi disa herë me postime të ndryshme në faqe internet dhe Blogs të tipit “Email Marketing is Dead” dhe “Email Marketing is not that important as you might think”.

Por rezultatet e disa studimeve, jo vetëm kanë rrëzuar ketë trend por kanë provuar me fakte konkrete që marketingu nepermjet emaileve mbetet kanali më efektiv I marketingut dixhital.

Suksesi e një fushate marketingu me emaile nuk ka nga së varet më shumë së sa emailet që dërgoni. Çfarë përbën një email efektiv që do të arrijë objektivin e tij, dmth që do të dallojë nga emailet e tjera të një inboxi full?

Karakteristikat e një emaili efektiv

  • Titulli i emailit (Subject Line)

Subjekti I emailit dhe emri I dërguesit është I vetmi informacion që marrësi sheh të një email kur hap inboxin e tij. Prandaj përbëjnë të vetmit element që mund të nxisin marrësin për ta hapur atë.

Titulli I subjektit të emailit është shumë herë më I rëndësishëm se sa vetë përmbajtja e emailit, dhe në rast se ai nuk është krijuar me kujdes emaili mund mos të hapet e të lexohet kurrë. Titujt më efektiv janë të shkurtër, shumë përshkrues dhe tërheqës. Pikërisht për këtë arsye, të shpenzosh më shumë kohë për të krijuar një titull të tille nuk është humbje kohe siç mund të mendoni por një praktikë e saktë!

  • Emri I Dërguesit (Sender)

Siç e përmënda dhe më lart, emri I dërguesit është elementi I dytë që sheh marrësi të një email para së ta klikoi dhe ta hapi. Duke përdorur sistematikisht të njejtin emër dërguesi në emailet që dergoni, ju jepet një mundesi e mirë për të ndërtuar një marrëdhenje besimi më marresit e emaileve tuaja.

Përkundrazi, në qoftë se ju provoni të ndryshoni shpesh emrin e derguesit për të arritur me këtë mënyrë që marrësi ti hapi emailet tuaja, mund të shkaktoni përshtypje negative dhe një mosbesim dhe pse open rate (perqindja e emaileve qe hapen me ato qe nuk hapen) I emaileve mund të rritet.

  • Përmbajtja e emailit

Në çdo rast kur dërgoni një email, si për promovimin të një oferte speciale të kompanise tuaj ose thjesht një irfomacion mbi një produkt ose shërbim, përbajtja duhet të jetë mjaft interesante dhe domethënëse për të tërhequr vëmëndjen e lexuesit dhe mos ta bejë atë të mërzitet dhe të shtypi delete…

  • Transmetoni mesazhin tuaj në mënyrë të qartë
  • Mos e teproni më shume detaje dhe specifika
  • Mos u mundoni që tja impononi marrësit të blejë produktin tuaj
  • Sigurohuni që permbajtja e emailit është vazhdim i titullit që keni vëndosur të emaili

 

  • Call to Action

Pasi të keni mbaruar me prëgatitjen e titullit dhe perbajtjen të emailit, radhen e ka Call to Action!

Call to Action (CTA) është një buton që drejton marrësin e emailit të bejë një veprim të caktuar, për shëmbull duke shtypur butonin të tranferohet në faqen tuaj të internetit ose në një landing page. Është shumë e rëndësishme që gjithëmonë  ta vendosni CTA në nje email dhe madje në një pozicion të dukshëm!

Deshironi që marresit e emaileve tuaj të bëhen fans dhe të klikojnë likë në faqen tuaj të Facebook-ut ose të bëhen followers në Twitter? Atëherë ju nuk duhet të harroni të vendosni në email ikonat e rrjeteve sociale që çojnë në faqet tuja në këto rrjete. Në ketë mënyrë ju krijoni edhe një akoma kanal komunikimi.

  • Optimizim për Smartphone

A e dini që leximi I emaileve nga celularet është rritur me 41 % ? Kjo do të thotë se në qoftë së emailet tuaja nuk hapen dot nga smartphonet ju humbisni një pjesë të konsiderueshme të audiences tuaj. Vini prioritet optimizimit për celularët smartphone dhe do të shpebleheni!