Vlerësim e MediaVenus Native Ad Network. Sekretet e suksesit!

Ndërsa monetizimi i trafikun të internetit po fiton vrull, botuesit (publishers) dhe reklamuesit (advertisers) po kalojnë një periudhë të vështirë duke luftuar “verbërimin” nga banerat. Me kalimin e kohës, përdoruesit e internetit kanë më pak gjasa të vërejnë një baner standart, i cili merr përsipër një “taksë” mbi efektivitetin e banerave në total dhe i ben ato më pak fitimprurës për të gjitha palët e përfshira.

Shumë mendojnë se Native Advertising (do përdor termin anglisht sepse thjesht ne Shqip nuk mund përkthehet dot [Reklamim Natyror…?!]) është një lloj risie në fushën e marketingut dixhital, mirëpo kjo metodë reklamimi ka qenë rrotull për një kohë të gjatë por që vetëm pas Open RTB 2.0 doli se Native Ads u bë vertët e madhe. Në vitin 2017 ky lloj reklamimi po shfaqet realisht kudo në internet duke i dhënë ketij tregu ende plot mundësi. Sipas shifrave të paraqitura nga Statista, në 2016 në SHBA vetëm shpenzimet për Native Ads kaluan 5 miliardë dollarë, në vitin 2018 pritet të rritet deri ne 9 milliardë dollarë në vit. Megjithëse është e vështirë të mblidhen të dhënat e plota, ky vlerësim mjafton për të parashikuar trendin e përgjithshëm të marketingut dixhital.

(Source: charlesngo.com/beginners-guide-native-advertising-for-affiliate-marketing/)

Raportet e fundit tregojnë se widget-at e Native Ads marrin 60% më shumë vëmendje në krahasim me banerat e formatit standart. Kjo natyrisht çon në CTR dy herë më të lartë dhe normat e gjenerimit te leads-ave të Native Ads. Mesatarisht, fitimi i reklamuesit bëhet rreth gjashtë herë më i lartë. Ky është lajm i mirë edhe për botuesit, pasi të ardhurat e tyre rriten njëkohësisht.

Ky format reklamash është më popullor me blogerët, websajtet e lajmeve, revistat online dhe websajtet zbavitëse. Native Ads janë projektuar si një pjesë e përmbajtjes së një faqeje interneti kështu që nuk ngjajnë si diçka “e huaj” ose e papërshtashme si banerat. Për rezultate më të mira, këshillohet të vendosni këtë lloj reklame pas një artikulli/postimi ose në seksionin e artikujve të sygjeruar (suggested posts). Ndërsa vëmendja e lexuesve është përqëndruar në përmbajtjen e një faqe interneti, Native Ads, që duken si një pjesë e integruar e kësaj përmbajtje, marrin po të njejtën vëmendje dhe nuk i mërzisin lexuesit, ndryshe nga banerat standarte.

 

Shëmbull e native ads në sidebar të një faqe interneti

Shëmbull e native ads në sidebar të një faqe interneti

Shëmbull të native ads të pozicionuara poshtë artikullit/postimit

Shëmbull të native ads të pozicionuara poshtë artikullit/postimit

MediaVenus Native Advertising Network është në treg që nga viti 2014 dhe ka marrë shumë për lart deri tani. Gjatë kësaj kohe ekipi i tyre ka vendosur reklama në mijëra faqe interneti në të gjithë globin. Ata kanë krijuar lidhje të forta biznesi me rrjetet e shumta dhe agjencitë mediatike dhe kanë arritur të formojnë sistemin e tyre për të qënë sa më efikas të jetë e mundur. Dhe ata vazhdojnë të rriten! Ju mund t’i takoni në shumicen e konferencave e samiteve të dedikuar për marketingun online. Specialistët e tyre janë njerëz të këndshëm dhe profesionistë të shkelyer, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të shkëmbyer kontakte dhe për të diskutar perspektivat e biznesit.

Një gjë që e bën MediaVenus të veçant si Ad Network është menyra e krijimit të widget-ave që ofrojnë me të vërtetë çdo mundësi për të dizanjuar reklama që përshtaten në çdo faqe interneti si një dorezë. Këto widgets mund të vendosen kudo në një faqe interneti, por për fitim maksimal, është më mirë t’i vendosni ato në artikull.

 

Shëmbull tjeter e Native Ads

Shëmbull tjeter e Native Ads

Ata gjithashtu kanë banera standarte që vijnë në madhësi 300×250, 300×100 dhe 325×100. Këto banera janë ende një mënyrë e mirë-testuar për të monetizuar trafikun e faqes tuaj të internetit dhe të gjeneroni leads nga fushatat e ndryshme të marketingut.

Baner 300x250

Baner 300×250

Një opsion i ri në sistemin e tyre janë reklamat pop-up. Ky lloj reklamimi ka një shikueshmëri më të madhe dhe merr më shumë klikime. Zakonisht vendosen në faqe interneti më kategori të ndryshme vizitorësh dhe rrjedhimisht i ndihmon këto faqe të monetizojnë këtë lloj trafiku në mënyrë më efikase. Ka dy lloje pop-up në dispozicion: pop-up widget 980×200 që shfaqet në fund të faqes dhe qendron atje gjatë scrolling dhe pop-up ads me përmasa 4×2 që shfaqen në qendër të faqes.

Nëse flasim për Geo-targeting e reklamave të disponueshme, MediaVenus i mbulon të gjitha. Falës punës së vështirë që kanë bërë dhe kontakteve të krijuara, ky Ad Network tërheq publikues dhe reklamues nga e gjithë bota.

Shumica e Ad Networks kanë një grup të paracaktuar vertikalësh me të cilat punojnë:

  • Produkte dobësimi
  • Produkte në lidhje me kozmetiken dhe shëndetin
  • Aksesore
  • Dating
  • Shërbime mobile
  • Aplikacione mobile
  • Produkte elektronike
  • Të fituarit online
  • Casino dhe lojëra fati (nëse lejohet ligjerisht)

Krahas ketyre kategorive, ka edhe fushata të tjera të suksesshme, të cilat nuk përputhen plotësisht me listën, kështu që nuk ka arsye të rrinë në mënyrë strikte për vertikalet e përmendura më lart.

Më sa duket MediaVenus jep rëndësi të madhe në cilësinë e trafikut, pasi ata kanë një ekip profesional që moderojnë dhe studiojnë statistikat e secilës faqe interneti dhe burimet e saj të trafikut dhe mban një sy mbikqyrës në reklamat dhe fushatat e reja. Me këtë lloj qasje bot-et e trafikut dalin jashtë loje. Një veçori tjetër që kanë ata është suporti 24/7 non-stop në shumë gjuhë të ndryshme që u përgjigjen problemeve të raportuara në çast, përveç kësaj, secilit reklamuesi ose botuesi i caktohet një menaxher personal, kështë që mos u shqetësoheni për faktin që do të përballeni vetëm me një sistem të panjohur. Ata janë vijnë gjithmonë në ndihmët tuaj, sa herë që të keni nëvojë.

Ndërsa lundroni në internet, ju mund të shikoni ad widget-at e MediaVenus në websajte të njohura që i përkasin shtëpive të mëdha të botimit dixhital dhe agjencive mediatike, dhe këto janë një burim i madh i trafikut të cilësisë së lartë. Suksesi i MediaVenus në këtë fushë është ndoshta për shkak të përvojës së tyre të gjerë me kontaktet e biznesit dhe bashkëpunimet.

Për një botues me shumë miq të përfshirë të monetizimin e faqeve të internetit, siç është blogu im dhe faqet e tjera që kam, MediaVenus ofron një mundësi të madhe të ardhurash shtesë – nepërmjet një programi referimi (affiliate program). Idea është e thjeshtë – sillni një botues të ri që të regjistrohet në MediaVenus dhe merrni 5% të asaj që fiton ai. Është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar të ardhuar pasive – për të cilat ka shkruajtur dhe në postime të tjera në këtë blog.

Për sa i përket mundësive shtesë për reklamuesit, ka një shumëllojshmëri. Për kryerjen e pagesave MediaVenus punon me PayPal, WebMoney, Paxum dhe transferta bankare. Nuk ka komisione apo tarifa shtesë. Botuesit marrin pagesat e tyre çdo javë – dhe jo çdo muaj si Ad Networks të tjera që njoh (…dhe që nuk është e sigurt a do i marresh) – permës PayPal, Paxum, Capitalist, WebMoney, kartave të kreditit dhe transfertave bankare. Asnje pagesë, asnjë tarifë shtesë.

Në vitet e fundit, tregu i Native Advertising është duke përjetuar rritje të shpejtë dhe shumë prej tyre tashme kanë rritur fitimet e tyre me të. Kjo është një vegël e shkëlqyer për të bërë biznes për të dyja palët, si për botuesit ashtu dhe për reklamuesit. Kështu që mos hiqni dorë derisa të keni sukses! Provoni ato çfarë ofron MediaVenus Network dhe mund të jetë ky çelësi i suksesit tuaj.

Regjistrohuni në MediaVenus.com