Si Të Zgjedhni Produktet Affiliate

Si një marketer affiliate gjetja e një produkti affiliate është hapi i parë dhe një nga gjërat më të thjeshta që do të bëni në mënyrë që të filloni të gjeneroni të ardhura online. Për ti siguruar këto produkte, ju duhet të regjistroheni ne nje nga rrjetet affiliate qe ekzistojne si psh. ClickPromise.comJVZoo.com, Linkshare, ClickBank etj.

Rrjete dhe Programe Affiliate

Disa rrjete affiliate që mund të regjistroheni janë ClickBank, ClickSure, JVZoo, ShareASale dhe WarriorPlus. Nëse asnjë nga keto nuk kanë produkte që përshtaten me target grupin (niche) që keni zgjedhur, me një kërkim të thjeshtë në Google  të formatit “niche + affiliate programs” mund të gjeni mijëra produkte të tjera affiliate për të promovuar. Ndiqmi shembullin më poshtë:

hosting-aff-programs-compressor

Zgjedhja e Produktit të Duhur

Kurrë mos zgjedhni një produkt vetëm për të bërë para! Nëse atë produkt sdo ta blinit për vetën tuaj ose sdo ja rekomandonit miqëve tuaj, atëherë mos humbisni të promovoni të tillë. Duhet të jetë një produkt i cili do ketë mbështetjen tuaj dhe do të jetë më shumë vlerë për target grupin tuaj.

Gjithashtu produkti që do të zgjdhni duhet të ofrojë komisione të larta për të fituar dhe në menyre të vazhdueshme. Shëmbuj produktesh që japin komision në mënyre të vazhduar janë ato që përfshijnë abonime, siç janë paketat e hostimit për website, abonime në kurse shumë-mujore, programe dobësimi e shumë të tjera.

Duhet të keni kujdes qeë dhe “shitësi” i produktit që keni zgjedhur të përputhet me karakterin e blogut/website-it tuaj dhe të jetë në sinkron me target grupin që keni zgjedhur. Një produkt X për një target Y do të jap 0 fitime!

Ju duhet të shikoni nëse faqja e shitjeve ka dizenjo të bukur që nuk të lodh syrin. Sa vonon për tu hapur? Teksti promovues a të terheq vëmëndjen dhe të bën ta blesh produktin? Mos shitësi bën deklarata e premtime të rreme rreth produktit? Vini re perfitimet dhe garancinë që ofron shitësi për çdo produkt dhe a janë të dukshme mjaftueshëm për syrin e blerësit. Të gjitha këto jane pyetje që duhet ti bëni vetës rreth produktit që doni të promovoni.

Faqet e shitjeve që përmbajnë video kanë konvertim të lartë duke qenë se shpjegojnë shumë gjera së sa me tekst statik dhe në pak kohë. Gjithashtu duhet të bëni kujdës që këto faqe të jenë të pershtatshme (responsive) në platformen mobile pasi shumica e përdoruesve sot preferojnë celularët për të lundruar në internet.

Se fundmi, produkti duhet të jetë një produkt me shkallë konvertimi të lartë (dmth që të shitet lehtesisht). Ju gjithmonë duhet të zgjedhni ato produkte që kanë numra të larta shitjesh e që kanë një treg të gatshëm për ti blerë… nuk doni besoj të shpenzoni kohë dhe para për të promovuar produkte që skanë treg e interes për blerësit.

Një Shembull Se Si Mund Të Gjeni Produktin e Duhur Për Të Promovuar

Për të gjetur një produkt ideal për të promovuar dhe që i përshtatet kritereve që përmënda më sipër, mund të shkoni përshëmbull të rrjeti affiliate ClickBank. Aty krijoni një account dhe kur të aksesoni panelin e përdoruesit klikoni “Affiliate Marketplace” për të zgjedhur kategorinë që ju intereson ose ju duket më tërheqëse dhe që mendoni se do fitoni para duke promovuar produktet e saj.dorianqose si te zgjedhni nje produkt affiliate

Sa të keni zgjedhur një kategori mund të rendisni produktet e afishuara me “High to Low” ose si pas “Gravity”.

Opsioni në ClickBank “Gravity” ose shkrurt “Grav” është një indikacion i mirë për të parë shitjet të një produkti. Sa më e lartë “gravity” aq më mirë – mundohuni të promovoni produkte me gravity sa më të lartë. “Initial $/sale” tregon shumën e komisionit që do të fitoni për çdo shitje që do të bëni nepërmjet linkut tuaj affiliate. Mos harroni të zgjedhni gjithmonë ato produkte me komisionet më të larta. Se fundmi “Avg Rebill Total” tregon sa para do të fitoni për çdo herë që klienti rinovon abonimin për produktin përkatës (siç thash kjo gjë vlen për produktet në form abonimesh, si psh abonimet në kompani hostimi etj). Por jo të gjitha produktet kanë komisione të vazhdueshme kështu që bëni kujdes në selektimin e produkteve që ju interesojnë.

dorianqose affiliate marketing

Përmbledhje

Siç shpjegova dhe në fillim të artikullin të zgjedhesh një produkt affiliate nuk është diçka e vështirë dhe mund ta bëni dhe pa patur eksperiencë. Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm dhe të gjeni një produkt:

  1. të besueshem të cilin akoma dhe ju do e blinin për vetet tuaj
  2. që jep informacion dhe vlera të grupi që keni targetuar
  3. që ka komision të lartë për çdo shitje dhe
  4. që ofron mundësine e pagesave të vazhdueshme.

Mos harroni që ky produkt gjithashtu duhet të ketë një marketing shitje cilësor në faqen e blerjes dhe që përputhet me karakterin e audiencës tuaj. Mbi të gjitha ky produkt duhet të ketë një treg të gatshëm për ta blerë sepse sa do i mirë të jetë një produkt nëse ska treg për të atëherë është e kotë për të harxhuar kohë dhe para për ta promovuar