Kjo është e vërteta rreth Marketingut të Referimeve (Affiliate Marketing)

Affiliate Marketing ka fillimet e tij ne vitet ’90, kur kompanitë filluan të kuptojnë për mundesitë e reja që po ofronte interneti për shitjet e produkteve online. Që atëhere, kjo industri ka njohur vetëm rritje dhe sa me shumë fillojnë të merren me ketë punë aq më shumë kompetitive bëhet.

Cila është vërteta rreth Affiliate Marketing?

Shitja e produkteve ose shërbimeve affiliate nepërmjet link-eve të drejtpërdrejta kurrësesi nuk sjellë të njejtat komisione të larta si pak vite më parë. Nëse doni të gjeneroni shitje online sot duhet të punoni më fort se kurrë për shkak të konkurrencës së madhe.

Tashmë nuk është vetëm e vështirë të besh shitje por është akoma më e vështirë të dini cilët nga “specialistet e marketingut” të besoni. Ashtu si industria qe po rritet vazhdimisht, rritet paralelisht dhe numri i mashtruesve online dhe kurseve që pretendojnë që do tju bejnë të pasur.

Një trajnim që kam ndjekur unë personalisht kam arritur rezultate mjaft të mira, dhe e rekomandoj,  është Project Breakthrough.

Fakti që fillestarët në affiliate marketing nuk dinë kë të besojnë, gje qe përbën disavantazh dhe pengesë dhe shumë prej tyre dorëzohen pa filluar akoma mirë…

Por cila është e vërteta rreth Affiliate Marketing? Çfarë është në fund të fundit affiliate marketing që po flitet kaq shumë edhe në Shqipëri? A ja vlen vërtetë të harxhosh kohën me affiliate marketing? Çfarë duhe të dini para se të filloni? Më lejoni të tentoj ti përgjigjem gjithë këtyre pyetjeve nga kërkimet që  kam berë vetë dhe nga eksperienca që kam fituar gjatë viteve të fundit në vazhdim të këtij artikulli. Le të zbulojmë bashkë se cila është e vërteta rreth Affiliati Marketing.

Çfarë Është Affiliate Marketing?

Që ta shpegoj sa më thjeshtë… Affiliate Marketing është një formë marketingu në internet, ku ju – i quajtur si “Affiliate” – merrni një komision (affiliate comission) për çdo shitje të një produkti që promovoni për dikë tjetër (qoftë kompani, individë etj).

Pothuajse çdo kompani që ka produkte për të shitur dhe zotëron një website ka dhe një program affiliate ju mund të merrni pjesë. Disa nga këto kompani ja lënë komplet menaxhimin e marketingut affiliate rrjeteve affiliate (affiliate networks) siç është ClickPromise.com ose JVZoo.com ku ju mund të regjistroheni dhe të filloni të promovoni produktet që janë të disponueshme.

Komisioni që do të paguheni për çdo shitje ndryshon nga kompania në kompani. Deri më tani kam parë komisione që varijojnë nga 4% deri në 75% të vlerës se produktit affiliate.

Si Funskionon Affiliate Marketing?

Që të funksionojë marketingu affiliate për ju, një nga gjërat e para që duhet të bëni është të identifikoni një target grup njerëzish (niche) të caktuar dhe të promovoni produktet affiliate.

Cila është vërteta rreth Affiliate Marketing?

Gjeni Një Target Grup

Niche është thjesht një grup individesh të cilet kërkojnë të blejnë produkte online. Interneti, i cili numëron me shumë se 2 miljard njerëz online, është tregu me i madh në botë. Detyra juaj është të gjeni ekzaktësisht çfarë lloj produktesh këto njerëz kërkojnë online dhe tjua ofroni. Të gjesh një target grup të tillë nuk është lehtë, por kërkon një kërkim shumë të thelluar të cilin do ta mbuloj një artikull në vazhdim.

Anëtarsohuni Në Një Affiliate Network Dhe Zgjedhni Produktin

Në mënyrë që të siguroni produkte për të promovuar të target grupi që keni gjetur, do tju duhet të regjistroheni në një affiliate network ose ndonjë program të ngjashëm i cili ka produktet që doni të promovoni. Rrjeti affiliate që do të regjistroheni do tju japë një link të veçantë (siç është http://goo.gl/qyf02R) ta përdorni ku me anë të cilit do të identifikohet çdo shitje që keni bërë.

Implentoni Një Strategji Marketingu

Në momentin që do të keni një produkt për të promovuar, do tju duhet të implementoni një strategji marketingu mjaft efektive në mënyrë që të bëni disa shitje e të fitoni para. Po ju them… kjo është me diferencë pjesa më e vështirë… por mos humbisni shpresat! Siç ju thashë dhe më parë konkurenca është mjaft e madhe, keshtu që ju do të jeni të suksesshëm vetëm nëse gjeni një mënyrë që do tju diferencojë nga turma dhe njerëzit do të blejnë nga ju dhe jo nga ata. Marketerët affiliate përdorin strategji të ndryshme për të promovuar produktet e tyre. Nuk do të futem në shumë detaje për momentin por ju rekomandoj që të përdorni emaile dhe website autoritare për të promovuar produktet tuaja.

(Affiliate link)

Gjeni Trafik!

Sa të keni kryer hapat që përmenda më lart, pra të identifikoni target grupin, të regjistroheni në një affiliate network, të gjeni produktet për të promovuar dhe të implentoni një strategji marketingu, gjeja e fundit dhe me e rëndesishme është të gjeni trafik. Pa trafik vizitorësh çdo gjë tjeter ska vlerë.

Kur them trafik i referohem të gjithë atyre personave që përdorin internetin. Dhe njëherë dua të theksoj që ka rreth 2 miljard njerëz që përdorin internetin, megjithatë jo të gjithë këta janë të interesuar te produkti ose shërbimi që ju reklamoni. Detyra juaj është të prezantoni produktin tuaj para të gjithë atyre që janë të interesuar në mënyrë të veçantë në produktin apo shërbimin që jeni duke promovuar. Mënyra e gjenerimit të trafikut është kritike në suksesin tuaj si marketer në internet. Nëse skeni trafik, skeni asgjë.

Çfarë Duhet Të Dini

Që të filloni në fushën e marketingut affiliate, ju duhet të dini si të bëni disa gjëra.

Cila është vërteta rreth Affiliate Marketing?Identifikoni Një target Grup Fitimprurës

Së pari, duhet të dini si të identifikoni një target grup fitimprurës ku mund të konkuroni të tjerët që bëjnë të njejtën punë me ju. Nëse jap një përkufizim më shumë teknik se çfarë është një target grup (niche) mund të them që është një segment i tregut. Një shembull tregu mund të ishte tregu i shëndetit. Por KUJDES! Ju, si një marketer affiliate nuk duhet kurrësesi të targetoni një treg të terë, por VETËM një pjesë të tij.

Ka grupe ose segmente njerëzish në tregun e shëndetit me nevoja të ndryshme. Ka njerëz që janë duke kërkuar për një kurë për çregullim ankthi, gra që duan të humbasin peshë, meshkuj që kërkojnë vitamina për stervitje etj. Puna që duhet të bëni është të targetoni një nga këto segmente të tregut për të promovuar produktet tuaja.

Zgjidhni Produktet e Duhura Për Të Promovuar

Më pas ju duhet të dini si të zgjidhni produktet ose shërbimet e duhura për të promovuar. Unë ju rekomandoj të zgjidhni produkte që kanë konvertim të lartë (high conversion). Kjo sepse nëse një produkt ka shitje do të thotë që ka kërkesë për atë produkt në treg. Por duhet të jeni të kujdesshëm, se vërtetë nuk duhet të zgjedhni një produkt që ka shumë konkurrencë.

Krijoni Dhe Të Implementoni Një Strategji Efektive Marketingu

Përveç atyre që kam shkruajtur në këtë artikull deri tani, gjithashtu ju duhet të dini si të reklamoni produktet përmes emaileve dhe faqeve të internetit. Kjo do të thotë që do tju duhet të mësoni si të gjeneroni kontakte (leads) për të krijuar lista email-esh në mënyrë që tu dërgoni me email produktet affiliate që keni. Gjithashtu do tju duhet të mësoni si të ndërtoni një website (nëse nuk dini si të ndërtoni një faqe interneti, më kontaktoni) dhe të shkruani artikuj me permbajtje me vlerë që lexuesit tuaj të kovertohen në klientë! Termi që përdoret është “CTA” ose ndryshe Call To Action.

Zotëroni Aftësinë Për Të Gjeneruar Trafik

Gjenerimi i trafikut është diçka tjetër që ju duhet të mësoni. Duke qenë se ka 2 miljard njerëz në internet do të thotë qe ka një sasi të pakufizuar trafiku në dispozicion. Ju mund të blini trafik ose ta merrni atë “falas”… nga rrjetet sociale (Facebook, Twitter, etj), Search Engine Optimization etj…

Conversion, A/B Split Testing Dhe Mjeshtëria e Optimizimit

Pasi keni gjetur si të gjeneroni trafik, do të ju duhet të mësoni si ta konvertoni  trafikun e vizitorëve në leads dhe nga leads në klientë që do të blejnë nga ju. Disa elementë kyç në maksimizimin e shitjeve janë Split Testing, gjurmimi i konvertimeve dhe optimizimi i fushatave që do të lançoni online.

Duken sikur janë shumë gjëra për të mesuar apo jo? Realisht janë goxha, po kush tha që të fitosh para online është e thjeshtë? I gjithë proçesi i të mësuarit diçkaje të re varet nga përkushtimi që do të tregoni. Nuk po them se mund të bëheni ekspert i marketingut online por në një afat kohor të shkurter do të jeni në gjendje te kuptoni shumë mirë të gjitha konceptet e marketingut online dhe si ti implementoni ato në rastin tuaj. Me kalimin e kohës është e mundur që e gjitha kjo përpjekje tju sjellë një sasi të mirë të ardhurash çdo muaj.

A Duhen Shumë Para Për Të Filluar?

Diçka që duhet ta vini në mendje menjëherë është se në qoftë se doni ta bëni këtë, do duhet ta trajtoni si një biznes. Çdokush që ka ndërtuar nje biznes të suksesshëm ka investuar në punë të vazhduar, në kohë dhe PO dhe paratë e tyre. Ju do duhet të bëni të njejtën gjë.Cila është vërteta rreth Affiliate Marketing?

Kostot fillestare do të jenë minimale, por më mirë të pajtoheni me idenë që do tju duhen disa para për të blere një domain, hostim në server, trafik, reklamim, mjete të nevojshme për t’ju ndihmuar në identifikimin e target grupeve, platforma për gjurminin e fushatave të marketingut online si dhe ruajtjen e listave të emaile që do të grumbulloni.

A Funksionon Kjo Gjë?

Marketingu affiliate pa asnjë diskutim që funskionon dhe nuk jam vetëm unë që e them, mund thjesht të bëni një kërkim në Google dhe të shihni shumë të tjerë si unë qe do t’ju thonë të njetën gjë. Të punosh me marketing online është një proçes i ngadaltë që kërkon kohë dhe punë të vazhdueshme në fillim për të patur sukses. Ne fillimet e mia, mu deshen pak a shume gati 2 muaj kohë që vetë lexoja dhe informohesha online rreth marketingut dhe mënyra për të nxjerrë të ardhura nga interneti. Mu desh të blija disa trajnime goxha të shtrejnta (prandaj ju them me këtë trajnim mund të mësoni shumë gjëra dhe madje FALAS. Klikoni këtu). dhe implementova një nga një çdo gjë që mësova dhe arrita të fitoj disa $$ javët e para. Megjithatë paratë që fitoja nuk vijne nga një produkt i imi  që e shisja unë por ekslusivisht nga promovimi i produkteve affiliate të tjerëve. Marketingu affiliate është realisht një botë e re që ja vlen për të bërë një përpjekje…

Shmanguni Gabimeve Që Bëjnë Fillestarët

Diçka që ka penguar suksesin tim  ka qënë ai mendimi që “Fito shumë para shpejt”. Isha i fokusuar të ato mijëra mashrime që gjeje online me moton  “Bëhu i pasur shumë shpejt duke ndjekur këto hapa”. Por ajo që mund tju them me siguri është që NUK FUKSIONON KËSHTU. Kur bëhet fjalë të shësesh online duke promovuar produkte, gjë kryesore në fokusin tuaj duhet të jetë që ti ndihmoni të tjerët, kjo qoftë një artikull informativ si artikulli që po lexoni etj. Kjo është gjeja e parë që duhet të keni në mendje kur mendoni për të berë shitje online. Konsumatorët nuk kanë nevojë thjesht për produkte, ajo që kanë nevoje akoma më shumë janë njerëzit mbrapa këtyre produkteve.Cila është vërteta rreth Affiliate Marketing?

Ju këshilloj të rrini larg atyrë që premtojnë fitime brenda natës dhe patur nëvojë për shumë punë. Është një batutë në botën e marketingut online që thotë:

Nëse diçka duket shumë e mirë për të qënë e vërtetë, atëhere ajo nuk është e vërtetë.

Mos shpenzoni paratë tuaja duke blerë trajnim pas trajnimi, kurs pas kursi e pa ndermarrë asnjë aksion më pas. Filloni më një kurs që ju duket i mirë (Project Breakthrough që ndoqa dhe une është një trajnim profesional që ju mëson shumë gjëra për marketingun online) dhe implementoni të gjitha strategjitë që mësuat në mënyrë që të përcaktoni se çfarë funksionon e çfarë nuk funksionon para së të shpenzoni për të blerë kurse të reja. Fitova njohuri si marketer vetëm pasi fillova të implementoj ato që po mësoja.

Mos harxhoni para duke blerë çdo gjë ju duket WOW! Do tju duhen vëtëm këto për të filluar:

  • Keywork Research Tool (unë përdor këtë ose këtë)
  • Një autoresponder që kthen përgjigje të automatizuara me email (unë përdor zakonisht Maichimp ose Awebber)
  • Një domain (mund të blini domain-in perfekt nga këtu)
  • Një website (mund tme kontaktoni këtu nësë ju duhet ndihmë)
  • Hostim në server (mund të hostoni websitin tuaj duke klikuar këtu)
  • Tracking software (mund të përdorni Google Analytics si fillim, është falas)

Duhet ti merrni një nga një strategjitë e marketingut, ti studjoni dhe ti vini në punë. Hiqeni mendjen që të ndërtoni SOT një website autoritar që të promovoni produktet affiliate sepse të nesërmen do ta braktisni që të merreni me diçka tjetër. Affiliate marketing kërkon kohë… kërkon kohë dhe përkushtim.

Konkluzione

Shpresoj mos tju kem trembur… Nepërmjet këtij artikulli u përpoqa tju transmetoj sa më saktë dhe me sa më shumë detaje realitetin e affiliate marketing sepse është e rendësishme që të kuptoni që në fillim botën në të cilën të futeni.

Është e pamundur të bëhesh i pasur me affiliate marketing brënda natës, jua garantoj këtë gjë. Nëse kjo është diçka që doni vërtet atëherë do të gjeni kohën dhe do ti përkushtoni këtij dhe vetëm ketij qellimi.

Do të përjetoni disa pengesa dhe dështime gjatë rrugës, por duhet të kuptoni që kjo sdo të thotë që duhet të dorëzoheni. Do të dëgjoni nga shumë marketerë të suksesshëm që për kohë të tëra, disa herë dhe për vite rradhazi, kanë dështuar dhe arsyeja që kanë arritur suksesin është se kurrë nuk hoqën dorë. Ju inkurajoj që mos të hiqni dorë kurrë.

Ju uroj suksese,

Dori

 

(Affiliate link)